Lajmet

Dodik është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim për të ushtruar funksione politike

Milorad Dodik, president i Republika Srpskas është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, mëson Radio Evropa e Lirë. Vendimi është marrë nga një trup gjykues prej tre anëtarësh: Amela Huskiç, Vesna Jesenkoviç dhe Hilmo Vuçiniç, të cilët më 12 …

Më shumë...

Ilir Metës të hënën në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar datën kur do t’i komunikojë ish-presidentit shqiptar Ilir Meta përfundimin e hetimeve ndaj tij. Meta do të thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00. Ai do të shoqërohet nga ambientet …

Më shumë...

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim në ambasadën gjermane nga zëvendësshefi i misionit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher. Krerët e OVL-UÇK thanë se Kosova dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë “me fat që kanë një mik të madh si Gjermania, …

Më shumë...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon pjesmarrjen në protestën e 7 gushtit kundër Gjykatës Speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intigrim (BDI), Ali Ahmeti ka njoftuar se do të merrë pjesë në protestën e thirrur nga OVL-UÇK-së të enjtën me 7 gusht në Prishtinë me fillim në ora 17:00. Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e popullit shqiptar e …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Po përballemi me një “vetëgrusht-shtet”, Vetëvendosje refuzon çdo kompromis

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ngërçi politik aktual në vend përbën një “vetëgrusht-shtet”, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë gatishmërie për kompromis, ndryshe nga partitë e tjera politike. Në një tryezë të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti i Kosovës për …

Më shumë...

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një tjetri për kërcënim ndaj kryeministrit Kurti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës një aktakuzë ndaj dy personave, F.K. dhe N.S., për veprën penale “Kanosja”. Rasti lidhet me deklaratat e Faton Klinakut, i cili kishte thënë se “më parë do ta vriste Albin Kurtin sesa do ta lëshonte Kosovën”. Sipas …

Më shumë...

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifën doganore prej 10 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri në largim, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar. “Një vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim …

Më shumë...

LBK paralajmëron rrezik për falimentime masive, kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimeve për tregun e lirë të energjisë

Rryma

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), të cilat, sipas saj, po e ekspozojnë ekonominë e vendit ndaj rrezikut të destabilizimit afatgjatë. Në një komunikatë për media, LBK thekson …

Më shumë...

Gjermania sinjalizon njohjen e Palestinës, drejt bashkimit me Francën, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë

29 vjet nga bashkimi i Gjermanisë që kishte synim që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë

Berlini ka dhënë sinjale të forta se është i gatshëm të rishikojë qëndrimin ndaj shtetësisë palestineze, duke ndjekur shembullin e vendeve të G7-ës si Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se njohja e Palestinës duhet të vijë si rezultat i një procesi politik, …

Më shumë...

Trump rrit tarifat doganore për dhjetëra vende – Serbia goditet rëndë, Shqipëria dhe Kosova jashtë listës

Trump rrit tarifat doganore për dhjetëra vende – Serbia goditet rëndë, Shqipëria dhe Kosova jashtë listës

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për rritjen e tarifave doganore ndaj dhjetëra vendeve, në përpjekje për të “ristrukturuar tregtinë globale në favor të punëtorëve amerikanë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Tarifat variojnë nga 10% deri në 41%, me Sirinë që përballet me nivelin më të lartë. Bashkimi …

Më shumë...

Isa Mustafa: Shtet kemi aq sa kemi ekonomi – mos e shkatërroni sektorin privat

Isa Mustafa

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë dhe ministrat, duke thënë se mungesa e kontrollit parlamentar po shfaq pasoja serioze, veçanërisht në sektorin e energjisë. Përmes një postimi në Facebook, Mustafa e ka cilësuar si të papërgjegjshme përkrahjen që, sipas tij, ministria e Ekonomisë po i jep sjelljes …

Më shumë...

Gucati: Haxhiu të njoftojë BE-në për bashkëpunimin e Speciales me Serbinë

Hysni Gucati

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj pranimit të provave të reja nga Gjykata Speciale, të cilat sipas tij, janë marrë nga institucionet e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe MUP-in serb. Ai tha se ky veprim është i papranueshëm dhe dënueshëm, pasi, sipas tij, ky institucion serb ka …

Më shumë...

Sot protestojnë punëtorët e KOSTT-it – kërkojnë rritje pagash

Sot protestojnë punëtorët e KOSTT-it – kërkojnë rritje pagash

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it ka njoftuar se sot, nga ora 10:00, do të mbajë një protestë paqësore para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë. Sipas sindikatës, arsyeja e protestës është kërkesa legjitime për rritje të pagave, në kohën kur kostoja e jetesës vazhdon të rritet. Ata theksojnë se …

Më shumë...

Ngërçi politik po paralizon institucionet – mbeten edhe 8 ditë deri në vendimin e Kushtetueses

Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në afatin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese për masën e përkohshme, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet pas plot 54 përpjekjesh. Ky ngërç politik po e paralizon funksionimin normal të shumë institucioneve në vend, veçanërisht në aspektin buxhetor dhe për kompletimin e …

Më shumë...

Maqedonci merr pjesë në paradën kroate që shënoi 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”:

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiç, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, me rastin e shënimit të 30-vjetorit të operacionit “Stuhia”. Me nderime e ndoqa këtë parakalim të Forcave të Armatosura të Republikës …

Më shumë...

Besa Ismaili Ahmeti: Hakmarrja ndaj veteranit Pllashniku është terror politik

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,  Besa Ismaili Ahmeti, ka reaguar për largimin nga puna të veteranit të UÇK-së, Agim Pllashniku nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”. Ajo ka shkruar në Facebook se “Koha e frikës ka mbaruar!”. “Arrestimi dhe frikësimi i atyre që guxojnë të thonë …

Më shumë...