Kosova po përballet me një nga momentet më të rënda të degradimit institucional, ka deklaruar Arsim Bajrami, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai e cilësoi situatën aktuale si më të rëndën në historinë e re politike të vendit, duke theksuar se mungesa e formimit të institucioneve …
Më shumë...Lajmet
Daniel Serwer kritikon Trumpin: Ndarja e Kosovës është ide e rrezikshme, dialogu teknik solli më shumë rezultat
Profesori amerikan Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-presidentit Donald Trump, i cili pretendoi se kishte ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Serwer, kjo është një gënjeshtër dhe çdo përpjekje e re nga Trump, siç shprehet ai, “mund të sjellë më shumë dëm se dobi”. “Ballkani …
Më shumë...Tamar Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e sigurt, nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë
Në sfondin e tensioneve të rritura pas nisjes së operacionit ajror të Izraelit ndaj Iranit, Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë kërcënim specifik ndaj Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ziv theksoi se Ambasada është e mbrojtur në mënyrë të barabartë me të gjitha objektet …
Më shumë...Tre kongresistë amerikanë i bashkohen Caucus-it Shqiptar
Grupi për Çështjet Shqiptare në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Caucus-i Shqiptar”, është zgjeruar me tre anëtarë të rinj. Kongresmeni republikan Pete Sessions, si dhe kongresistet demokrate Lori Trahan dhe Delia Ramirez, janë bashkuar zyrtarisht me këtë grup ndërpartiak që mbështet interesat e shqiptarëve në SHBA dhe …
Më shumë...KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si kandidat për kryetar komune është që kandidati të ketë qenë banor i asaj komune për së paku tre vjet. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se ky kriter buron nga neni 9, paragrafi 2 i …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokimin e institucioneve dhe zvarritjen e proceseve politike në vend. Kosova po paguan çmimin e besimit të dhënë, sipas tij, një mashtruesi politik. “Për fat të keq, jemi duke e paguar çmimin …
Më shumë...Fatmir Limaj: Me Abdixhikun diskutuam për zhvillimet aktuale politike
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar takimin që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pak para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në një deklaratë për media, Limaj e cilësoi takimin si shumë pozitiv dhe theksoi se u diskutuan të gjitha temat që lidhen me zhvillimet aktuale …
Më shumë...Dështon për herë e 34-të konstituimi i Kuvendit
Për të 34-ën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Bllokada politike po vazhdon, duke paralizuar funksionimin institucional për më shumë se katër muaj. PDK, LDK dhe Lista Serbe sërish refuzuan të propozojnë nga një …
Më shumë...Fadil Fazliu kërkon ndryshim avokati – Specialja refuzon për shkak të konfliktit të interesit”
Për herë të parë, mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në orën 7:10, koordinatorin e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Fadil Fazliu, e pa në shtëpinë e tij. Para se t’i nënshtrohej kontrolleve, Fazliu kontaktoi avokatin Artan Qerkini – fillimisht në orën 7:20 nga telefoni i tij, dhe më …
Më shumë...Hysni Gucati takohet me deputetin zviceran Reto Nause – kërkon mbështetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së”
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Parlamentin e Zvicrës me deputetin zviceran Reto Nause dhe përfaqësues të tjerë politikë. Në emër të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gucati falënderoi deputetin Nause për pritjen dhe për mundësinë për të diskutuar trajtimin …
Më shumë...Enver Hasani: Qeveria Kurti po ushtron pushtetin pa bazë ligjore, një uzurpim i pastër
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se qeveria në detyrë e Albin Kurtit po e mban pushtetin pa asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese. Hasani e quajti këtë situatë një “uzurpim të pastër të pushtetit”. Ai tha se pas certifikimit të zgjedhjeve, është dashur që pushteti ekzekutiv të dorëzohet …
Më shumë...Ethem Çeku: Kosova përballë rendit të ri global, koha për unitet dhe vizion strategjik
Profesori dhe analisti Ethem Çeku, në një analizë të fundit, thekson se Kosova mbetet e brishtë përballë këtij transformimi për shkak të mungesës së stabilitetit institucional, polarizimit politik dhe stagnimit në dialogun me Serbinë. Ai thekson se vendit i mungon një vizion i përbashkët kombëtar dhe paralajmëron se përçarja e …
Më shumë...Memli Krasniqi në pritjen e Ambasadës Japoneze – nderohet profesori Owada, ish-kryetar i GJND-së”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të partisë, morën pjesë në një pritje të organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, me rastin e vizitës së profesorit të njohur Hisashi Owada. Profesori Owada ka marrë titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i …
Më shumë...Magbule Shkodra: PDK ka mbajtur qëndrim korrekt, ofron opsione në dialogun politik
Analistja politike Magbule Shkodra, ka vlerësuar pozitivisht qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës në procesin e dialogut politik. Ajo tha se PDK nuk ka refuzuar kurrë të ulet në tavolinë për diskutime dhe ka informuar publikun për zhvillimet. Shkodra shtoi se ndërsa ish-opozita po ofron opsione konkrete, nuk i konsideron …
Më shumë...Xhevahire Izmaku: Fatmir Limaj propozoi dialog dhe bashkëpunim për zgjidhjen e krizës politike”
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka vlerësuar rolin e liderit të partisë, Fatmir Limaj, duke thënë se ai ka treguar guxim duke propozuar dialogun si rrugëdalje nga bllokada institucionale në Kosovë. Izmaku theksoi se Limaj ishte ndër të parët që kërkoi bashkëpunim ndërpartiak, duke vënë përpara interesin e shtetit …
Më shumë...Ferat Shala: Bllokada e Kuvendit po dëmton rëndë projektet kapitale dhe komunat
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka paralajmëruar se mungesa e funksionalitetit të Kuvendit të Kosovës po krijon pengesa serioze në zhvillimin institucional dhe ekonomik të vendit, sidomos në realizimin e projekteve kapitale dhe menaxhimin financiar të komunave. “Moskonstituimi i Kuvendit ka sjellë probleme substanciale në menaxhimin dhe …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
