Lajmet

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, iu ka përgjigjur BE-së për aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele

Klani i Veton Surroit për merita në përkrahje të Vetëvendosjes shpërblehet edhe me postin e një ambasadori, në Bruksel

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, iu ka përgjigjur Bashkimit Evropian lidhur me  aksionin e Policisë së Kosovës në mbylljen e strukturave paralele në disa rajone, i cili u bë pa koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Ambasadori Bajrami ka thënë se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia, …

Më shumë...

Diplomati Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike

 Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike. Ai theksoi se këto vendime duhet të merren me kujdes, për të siguruar që nuk do ta dëmtojnë vendin. Canaj tha se kur kryeministri Albin Kurti shmang ofendimet ndaj partive politike, …

Më shumë...

Besian Mustafa, ka theksuar se një nga prioritetet e LDK-së është përfshirja e gazit amerikan në furnizimin me energji, në Kosovë

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës,  Besian Mustafa, ka theksuar se një nga prioritetet e partisë është përfshirja e gazit amerikan në furnizimin me energji, në Kosovë, për çka u shpreh i bindur se ky projekt do të rikthehet. Të kemi një partneritet publiko privat mes qeverisë së …

Më shumë...

PZAP, dënon Vetëvendosjen me 3 mijë euro, për gjuhën e çoroditur të Kurtit, në Pejë, LDK-në 20.000 euro për krahasim të Kurtit me Hitlerin

PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë. Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur …

Më shumë...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë të ditur se kjo parti është forcuar me një anëtar të ri, ish epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë të ditur se kjo parti është forcuar me një anëtar të ri, ish epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një njoftimi për media bëhet fjalë për Arton Cervadikun, ish-komandant i Togut të Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetar i …

Më shumë...

Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratës së Albin Kurtit, i cili ka thënë se nuk ka kohë të vizitojë ish-krerët e UÇK-së, në Hagë

Nasim Haradinaj

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar  kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se është ndaluar të vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë për shkak të kërkesave burokratike dhe dokumenteve të shumta. Haradinaj e cilësoi këtë deklaratë si fyese për të burgosurit në Hagë. …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi me përfaqësuesen amerikane, Anu Prattipati për partneritetin strategjik Kosovë-Amerikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi me përfaqësuesen amerikane Anu Prattipati për partneritetin strategjik Kosovë-Amerikë. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe në forcimin e partneritetit strategjik në mes të dy vendeve. Haradinaj deklaroi se konfirmoi qëndrimin e tij të palëkundur për avancimin e …

Më shumë...

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë vizitës në kompaninë Vinex në Viti, tha do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë vizitës në kompaninë Vinex në Viti, tha do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve. Qëllimi ynë është që bizneset të krijojnë vende të punës, sepse ju punësoni njerëz, punësohet rinia, rrinë në Kosovë, shohin perspektivën në Kosovë dhe kur ju …

Më shumë...

Ejup Maqedonci vizitoi fabrikën e helikopterëve në Amerikë, dhe konfirmoi shtimin e helikopterëve, “Black Hawk” në flotën e ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka inspektuar fabrikën, ku prodhohen helikopterët e njohur, Black Hawk. Ai njoftoi se këta helikopterë do të jenë pjesë e flotës ajrore të ushtrisë së Kosovës. Maqedonci, i shoqëruar nga Gjenerallejtënant Bashkim Jashari …

Më shumë...

Ilir Gashi ka shpërndarë një fotografi ku një mërgimtar, me fletëvotim në duar bën thirrje që të votohet Vetëvendosja

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka shpërndarë një fotografi ku një mërgimtar, me fletëvotim në duar duke  bërë thirrje që të votohet Vetëvendosja. Ai  thotë se kjo është vepër penale, dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të merren me rastin. Ai kërkon …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Ndihem krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, pasi është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur krenarinë e tij për përfshirjen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai  theksoi se UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri dhe përpjekja për çlirim kombëtar. Daut Haradinaj,  kritikoi ashpër ata që,  i quajnë luftëtarët e …

Më shumë...

Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje

Abdullah Klinaku, lider i Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje. “Formimi i Ministrisë për Familje e cila do të kishte në përgjegjësi dhe kompetencë hartimin e politikave, legjislacionit dhe planeve financiare për mbështetjen e fuqishme të …

Më shumë...

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, shqetësohet nga sulmet verbale ndaj ndërmarrjeve private, të cilat ende po vazhdojnë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin për sulmet verbale ndaj ndërmarrjeve private të Kosovës, të cilat kanë vazhduar edhe ditët e fundit. Ajo theksoi rëndësinë e këtyre ndërmarrjeve për zhvillimin ekonomik të vendit, duke kujtuar se ato kanë bartur barrën e punësimit dhe rritjes ekonomike për vite me …

Më shumë...

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit të 113-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë ka përfunduar marrja në pyetje e  dëshmitarit të 113-të,  në gjykimin kundër  krerëve  të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Duke qenë dëshmitar i mbrojtur nuk dihet shumë për te, përveç  pyetjeve shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan. Ende nuk …

Më shumë...

PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e luftës. Veteranët do të kenë të drejtën të punojnë pa iu ndaluar pensioni i veteranit

Enver Hoxhaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet,  ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore të programit të partisë, duke premtuar rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë e luftës,  veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. “PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e …

Më shumë...

Ambasada amerikane reagoi kundër mbylljes së komunave paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore në 10 lokacione të ndryshme të vendit

Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve stopohet nga Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane reagoi kundër mbylljes së komunave paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore në 10 komuna të ndryshme të vendit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia, ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – …

Më shumë...