Lajmet

Sot me aktivitete të ndryshme nëpër komuna shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Sot me aktivitete të ndryshme nëpër komuna shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë e aprovuar nga OKB-ja

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht dhe synon promovimin e aktivitete për të rinjtë, ndërsa u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Qëllimi i kësaj dite është të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve …

Më shumë...

Shkon në 94 numri e personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu periferinë e Athinës

Shkon në 94 numri e personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu periferinë e Athinës

Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte nën kujdes intensiv në spital. Vdekja e saj e ka çuar në 94 numrin e personave që humbën jetën në zjarrin që përfshiu periferinë e Athinës. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gruaja, e cila ndërroi jetë të …

Më shumë...

Sot bëhen 17 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë dhjetë civilë të pafajshëm shqiptarë

Sot bëhen 17 vjet nga masakra e Lubotenit ku u vranë dhjetë civilë të pafajshëm shqiptarë

Sot bëhen 17 vjet nga masakra e Lubotenit, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë shtatë civilë shqiptare në këtë fshat të Shkupit. Ky përvjetor gjithmonë është i dhimbshëm për banorët e këtij fshati dhe gjithë shqiptarët në Maqedoni, pasi që përkujton masakrën kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj paralajmëron masa reciproke ndaj Serbisë

Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar masa reciproke ndaj Serbisë pas ndalimit për herë të dytë të profesorit Hivzi Islami në kufi, tek sa ky i fundit po shkonte në shtëpinë e tij. Hoxhaj tha se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se …

Më shumë...

Vuçiq: Ta pasurit e një territori që s’dihet kujt i përket është burim konfliktesh të mundshme

Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se ai promovon politikën për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. “Unë jam në favor dhe kjo është politika ime, për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe çfarë kujt i përket, është gjithmonë …

Më shumë...

Ambasada britanike: Britania nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Ambasada britanike: Britania nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë

Ambasada britanike ka paraqitur qëndrimin e saj ndaj idesë për ri definimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë. Në deklaratën e saj thuhet se Britania e Madhe nuk e mbështet opsionin e ndërrimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ne besojmë se thirrjet për rihartimin e kufijve shtetërorë mund …

Më shumë...

Murati: Veriu i Mitrovicës nuk duhet të përfshihet në ri definimin e kufijve

Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se zgjidhja më e mirë për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për komunitetin serb që jeton në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, është reciprociteti i përbashkët për të drejtat e tyre, që çon deri tek ridefinimi …

Më shumë...

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të njëanshme e as me konferenca për medie

Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie. Ai ka shtuar më tutje se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është një retorikë shterpe, ndonëse e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Me …

Më shumë...

Mbi 13 mijë qytetar të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit

Mbi 13 mijë qytetar të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri brenda 24 orëve të fundit

Autoritetet Doganore të Shqipërisë në pikën kufitare në Morinë, kanë njoftuar se ka një rritje të dukshme të qytetarëve të Kosovës që po hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikës doganore të Morinës në Kukës. Ata kanë deklaruar se vetëm brenda 24 orëve të fundit, nëpërmjet kësaj pike doganore kanë hyrë 13 …

Më shumë...

Qindra të lënduar në Bukuresht në protestën e diasporës ndaj Qeverisë së Rumanisë

Qindra të lënduar në Bukuresht në protestën e diasporës ndaj Qeverisë së Rumanisë

Të pakënaqur me Qeverinë e vendit, mbrëmë në Bukuresht ka filluar protesta e diasporës ndaj keqqeverisjes së vendit. Protesta është përshkallëzuar në momentin kur masa protestuese ka bërë përpjekje për ta çarë kordonin e policisë që ishte vendosur rreth e përqark objekteve qeveritare. Kjo ka bërë që të lëndohen dhjetëra …

Më shumë...

Haziri: Kosova e ka detyrë historike dhe patriotike të bashkohet me komunat jugore të Serbisë (!), Preshevën, Medvegjën e Bujanocin

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ripërsëritur qëndrimin e tij për bashkimin e komunave të Kosovës Lindore me Kosovën. Ai ka thënë se Kosova e ka detyrë historike dhe patriotike që të bashkohet në mënyrë paqësore me komunat jugore të Serbisë (!), Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Ai …

Më shumë...

Delawie: SHBA-të janë mbështetësit më të ngushtë të Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë

Delawie: SHBA-të janë mbështetësit më të ngushtë të Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie ka deklaruar se vendi i tij është një nga miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë. Ai ka theksuar më tutje se pavarësisht atë që mund të lexoni në media, kjo …

Më shumë...

Phillips: Nëse BE-ja dështon të bëjë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë atëherë do të ketë bashkim të territoreve shqiptare

David Phillips

Duke komentuar zërat për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë apo shkëmbim të territoreve, eksperti i Politikës së Jashtme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dejvid Filips ka deklaruar se alternativa për ndarje apo shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është alternativë e keqe për zgjedhjen e problemeve …

Më shumë...

Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave

Sot në Prishtinë mbahet marsh protestues kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave. Kjo protestë është vazhdimësi e protestës së mbajtur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjakovës, ku u marshua në kërkim të drejtësisë për dy viktimat e fundit të dhunës në familje, ku dyshohet se një grua 40 …

Më shumë...

Organet e rendit në Shqipëri kanë arrestuar vrasësin e 8 anëtarëve të familjes Zykaj

Organet e rendit në Shqipëri kanë arrestuar vrasësin e 8 anëtarëve të familjes Zykaj

Policia e Shqipërisë sot në orët e mëngjesit ka arrestuar vrasësin e 8 anëtarëve të familjes Zykaj. Vrasësi 24 vjeçar, Ridvan Zykaj është arrestuar afër banesës ku kreu krimin duke vrarë 8 anëtar të farefisit të tij pas një zënke për çështje pronësie. Nga të shtënat me armë nga vrasësi Ridvan …

Më shumë...

Në Maqedoni është arrestuar kryetari i degës së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Gjilan

​Sot do të nderohen dëshmorët e UÇK-së të Zonës Operative të Shalës Adnan Shyti, Selim Mernica dhe Shemsi Sadiku

Nga organet e rendit të Maqedonisë, në këtë vend është arrestuar Afrim Rexhepi-kryetar i degës së Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Gjilan. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. “Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UÇK-së, dega …

Më shumë...