Covid Vaksina

IKSHP bënë të ditur se në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit dhe se rreth 95 për qind e fëmijëve janë të vaksinuar

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit. Sipas këtij insitucioni, Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të vaksinimit. “Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile”, thuhet në njoftim. IKSHP, bën të ditur se, Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar planet për sigurimin e vaksinave dhe materialin tjetër të hartuar dhe implementuar nga ky Institut. Gjithashtu bëhet e ditur se të gjithë ata fëmijë të vaksinuar me rregull nuk do të sëmuren nga fruthi.

Kontrolloni gjithashtu

“The Independent” ngatërron Prishtinën me Serbinë, shqiptarët reagojnë në Facebook

Një fotografi nga qendra e Prishtinës, e përdorur nga mediumi britanik “The Independent” për të …