Pandeli Majko: Kufiri Kosovë - Shqipëri vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë, por që duhet të bëhet kufi i shqiptarëve

Pandeli Majko: Kufiri Kosovë – Shqipëri vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë, por që duhet të bëhet kufi i shqiptarëve

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, sot mori pjesë në ceremoninë e 20-vjetorit të “Batalionit të Atlantikut”. Në këtë përvjetor jubilar, ish-anëtarët dhe qytetarë të tjerë nga Kosova përshkruan të njëjtin rrugëtim si dy dekada më parë, kohë kur luftonin për lirinë e Kosovës. Majko në mënyrë simbolike i ka pritur sërish pjesëtarët e Batalionit dhe qytetarët e tjerë, në pikën kufitare të Kukësit, ashtu si dy dekada me parë, por tashmë në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ai deklaroi se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare “Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish-Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …