Jashari: Skenderaj dhe Kosova do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët sakrifikuan jetën për liri

Jashari: Skenderaj dhe Kosova do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët dhe martirët të cilët sakrifikuan jetën për liri

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari më bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek të lapidari për 16 martirët e Lagjes III. Ai ka thënë se gjithmonë do të kujtohen dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët sakrifikuan jetën për liri. “Me nderime të larta kemi bërë homazhe të lapidari për 16 martirët e Lagjes III të qytetit tonë, të cilët janë vrarë nga forcat paraushtarake e policore serbe, në luftën e Kosovës, 20 vite më parë. Skenderaj dhe Kosova do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, që ne të jetojnë të lirë e të pavarur. Lavdi e përjetshme heronjve dhe martirëve të luftës çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

“The Independent” ngatërron Prishtinën me Serbinë, shqiptarët reagojnë në Facebook

Një fotografi nga qendra e Prishtinës, e përdorur nga mediumi britanik “The Independent” për të …