Lajmet

Eugen Cakolli ka sqaruar se votat e partive që nuk e kalojnë pragun zgjedhor nuk shpërndahen dhe nuk i shtohen asnjë partie tjetër

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar se votat e partive që nuk e kalojnë pragun zgjedhor nuk shpërndahen dhe nuk i shtohen asnjë partie tjetër, nuk llogariten në ndarjen e mandateve parlamentare. Ai ka publikuar një analizë mbi rezultatet preliminare të zgjedhjeve, sipas së cilës ndarja e mandateve për partitë …

Më shumë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,  ka njoftuar fillimin e procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. Gjatë ditës së sotme , në Qendrat …

Më shumë...

Ministri Fikrim Damka dhe nipi i tij, Fuat Damka, arrestohen ga Policia për kanosje dhe sulm ndaj kandidatëve të partisë turke

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Fikrim Damka ka reaguar kundër fyerjes që i ka bërë islamit, ambasadori, Q. Gashi

Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetar i partisë turke KDTP, Fikrim Damka së bashku me nipin e tij, Fuat Damka, janë arrestuar nga Policia e Kosovës për kanosje dhe sulm. Incidenti ka ndodhur të dielën, kur dyshuarit u përfshinë në një konflikt me disa kandidatë të një partie tjetër, që …

Më shumë...

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt

Pas numërimit të  2533 kutive të votimit, Vetëvendosje e Kurtit  renditet në krye me numrin më të madh të votave, por deri tani rezulton të ketë siguruar vetëm 41 % të tyre, pa e përsëritur dot  suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur siguroi pa shumë mundim mbi 50 për qind të votave …

Më shumë...

Adrian Shtuni ka deklaruar se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të trajtohen me seriozitet

Adrian Shtuni, ekspert për politikë të jashtme dhe siguri që vepron në Uashington, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e re e Kosovës nga cilado forcë politike që formohet, duhet ta ketë të qartë realitetin mbi marrëdhëniet aktuale të Kosovës me aleatët dhe të krijojë një strategji për …

Më shumë...

BDI; Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të poshtëruar e të përjashtuar edhe nga ushtria

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim ngre shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike. Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat …

Më shumë...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar në SPAK, pas një aksioni të policisë në Bashkinë e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar në SPAK, pas një aksioni të policisë në Bashkinë e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar  në SPAK, pas një aksioni në Bashkinë e Tiranës. Top Channel,  raporton se ndaj kreut të bashkisë Tiranë është caktuar masa ‘arrest me burg’. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa …

Më shumë...

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, tha se ka biseduar në telefon me kryetarin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën vonë se ka biseduar në telefon me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiç, …

Më shumë...

Sot në Itali, do të mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Miqve

Sot në Itali, do të mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Miqve

Sot në Itali nesër do të mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Italisë, kryediplomatët e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, …

Më shumë...

Bedri Hamza: Shumica shqiptare i ka kthyer shpinën Vetëvendosjes dhe opozita ka marrë besimin për të formuar qeverinë e re

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se shumica shqiptare i ka kthyer shpinën Lëvizjes Vetëvendosje dhe se opozita ka marrë besimin për të formuar qeverinë e re. Në konferencën e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Hamza tha se PDK nuk do të bashkëpunojë me partinë e …

Më shumë...

Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të cilat u zhvilluan në një atmosferë të qetë

Bashkimi Evropian ka përshëndetur faktin që zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre. Kështu tha zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Anitta Hipper, kur u përgjigj në pyetjet lidhur me reagimin …

Më shumë...

Ramush Haradinaj foli lidhur me deklaratat dhe fyerjet e kryeministrit Kurti drejtuar opozitës, duke i quajtur ”hajvanë”

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  në një konferencë për shtyp pas ditës së zgjedhjeve dje, ku koalicioni nuk doli mirë. Ai e pranoi se rezultati nuk është i mirë dhe nuk është i kënaqur me të, me AAK-NISMA që ka marrë rreth 7% të votave. Ai tha po ashtu se …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai ka uruar që  qeveria që do të dalë nga këto zgjedhje të vazhdojë punën për të mirën e vendit. “Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës! Qeveria …

Më shumë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar statistika të reja deri në orën 11.00, kur janë numëruar 91 për qind e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhave ka publikuar statistika të reja deri në orën 11:04, kur janë numëruar 90.9 për qind e votave, sipas së cilave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.00 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.35 për qind, Lidhja Demokratike 17.58 për qind, e katërta me radhë …

Më shumë...

Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re

Me 88% të votave të numëruara, nga KQZ-ja Vetëvendosja prin me 41,29% të votave, PDK e dyta me 21,83%, LDK e treta me 17,75%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun. Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria …

Më shumë...

Ibish Bardhi nga Malisheva, pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha për Klan Kosova se Krasniqi e ka kërcënuar mbi pretendimet se ka ndikuar në procesin votues. Unë kam  ardhur te shkolla njëherë, i kam sjell do ushqim dhe kam votuar. Pastaj …

Më shumë...