Gjatës seancës së jashtëzakonshme kushtuar personave të pagjetur, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se plagët e luftës i shëron drejtësia e jo harresa e tyre. “Po bëhen dy dekada të dhembjes. Serbia po vazhdon të heshtë dhe po tenton të nxisë harresën tonë, por ne nuk harrojmë, as …
Më shumë...Lajmet
Lekaj: Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar se Meja e Gjakovës është pikë e pashlyer e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën. 19 vjet më parë, në këtë ditë janë vrarë e masakruar pa dallim, gra, burra, fëmijë e të moshuar, vetëm pse regjimi i Millosheviçit kishte vendosur që të spastronte …
Më shumë...Andin Hoti: Lirimi nga burgu i kriminelit serb dëshmon më së miri se Serbia e përkrah krimin dhe kriminelët
Duke komentuar lirimin nga burgu të kriminelit serb, Sasha Cvjetan, ish pjesëtari i grupit famëkeq “Skorpionët”, që ishte dënuar për krimin e rëndë kundër 14 civilëve shqiptarë, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar për Radion Kosova e Lirë se kjo dëshmon më së …
Më shumë...Kurti: Ne duhet ta përsërisim të vërtetën tonë përderisa Serbia përsërit gënjeshtrat e sajë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po qëndron në Bosnjë e Hervegovinë, ka deklaruar se shqiptarët dhe boshnjakët duhet të jenë më të zëshëm në demaskimin e pretendimeve serbe dhe ruse. Ne nuk jemi mjaft të koordinuar dhe nuk jemi mjaft aktivë, duke menduar se publiku në botë …
Më shumë...Sot përkujtohet 19 vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe kundër shqiptarëve në Mejë të Gjakovës
Sot përkujtohet 19 vjetori i masakrës së forcave kriminale serbe, në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, ushtria e policia e Serbisë ka ekzekutuar e masakruar 377 shqiptarë liridashës. Për t’i përkujtuar të rënët drejt Mejës janë nisur mijëra qytetarë të Kosovës e më gjerë, të …
Më shumë...Rashiq: Krijimi i AKS-së është i dëmshëm për serbët e Kosovës (!)
Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka paraqitur një mendim krejt ndryshe për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai ka thënë se krijimi i këtij asociacioni është i dëmshëm për serbët e Kosovës. Përderisa politikanët, liderët e serbëve të veriut të Kosovës si dhe udhëheqësit e Serbisë, marrëveshjen …
Më shumë...Shqiptarët e Amerikës dhuruan 100 mijë dollarë vetëm për një orë ndihmë familjes Xhemollari
Ndonëse mes shqiptarëve të Amerikës nuk mungojnë grindjet dhe sherret, por kur bëhet fjalë për të ndihmuar shqiptarët në nevojë, Ne, si me magji bashkohemi si një trup i vetëm dhe së bashku i dalim ballë problemeve dhe fatkeqësive. Me mijëra bashkatdhetarë iu bashkuan iniciativës personale të Elona Gjekaj për …
Më shumë...Kryekuvendari, Kadri Veseli mendon që bisedimet me Serbinë t’i udhëheq kryetari Hashim Thaçi
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që bisedimet me Serbinë t’i udhëheq kryetari i vendit, Hashim Thaçi. Kryekuvendari Veseli ka thënë se pret të ketë edhe propozime tjera por pret që propozimi i tij të marr mbështetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës ashtu siç kanë bërë në procesin e …
Më shumë...Limaj: Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se kryetari i vendit, Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përkujtuar se Qeveria nuk e ka dhënë ende vendimin se kush do të udhëheqë këto bisedime. Nisma ka problem nëse këto bisedime …
Më shumë...Hoti: Nëse s’ka pajtueshmëri për tema strategjike LDK-ja do të paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse s’ka pajtueshmëri për tema strategjike LDK-ja do të paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Ai ka theksuar se s ubjektet politike ose duhet të takohen në tryezë dhe të dakordohen për tema strategjike deri në caktimin …
Më shumë...Autoritetet më të larta të Serbisë japin shenja se janë të gatshëm të arrijnë marrëveshje me Kosovën
Mediet serbe citojnë kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq të ketë deklaruar se do të nënshkruaj gjithçka që është në interes të serbëve, qoftë edhe që Kosova të ketë një vend në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Nuk do të trembem dhe as nuk do të hezitoj të nënshkruajë çfarëdo që …
Më shumë...Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme. Temë qendrore e debatit do të jetë çështja e personat e pagjetur, ku edhe pas 19 vjetësh pas përfundimit të luftës në Kosovë ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur. Seanca do të fillon në ora 10.00. Po sot, në …
Më shumë...Maja Kocijançiq: Kosova urgjentisht ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e AKS-së!
Bashkimi Evropian i kërkon Qeverisë së Kosovës, që urgjentisht dhe pa asnjë vonesë të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kosovë. Zëdhënësja, Maja Kocijançiq e cilësoi si pozitiv faktin që ka nisur puna në hartimin e statutit të Asociacionit dhe tha se autoritetet kosovare …
Më shumë...Vrasësi i 14 civilëve shqiptarë të familjes Bogujevci, është liruar nga burgu para kohe për sjellje të mirë
Vrasësi i 14 civilëve shqiptarë që i takonin familjes Bogujevci, është liruar nga burgu para kohe, kjo për shkak të sjelljes së tij të mirë gjatë vuajtjes së dënimit. Sasha Cvjetan, ish pjesëtari i grupit famëkeq “Skorpionët”, ishte dënuar për krimin e rëndë kundër 14 civilëve shqiptarë, ku shtatë prej …
Më shumë...Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi ka, vizituar komunën e Drenasit, ku ka përfunduar testi “PISA”
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi ka vizituar komunën e Drenasit, ku ka përfunduar testin PISA, që kishte filluar më 11 prill, dhe është mbajtur në të gjitha shkollat e përzgjedhura për organizimin e këtij testi ndërkombëtar. Ministri me këtë rast përmendi faktin se testi PISA do të …
Më shumë...MTI dhe komuna e Therandës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e parkut të biznesit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me komunën e Therandës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për funksionalizimin e parkut të biznesit në vlerë 2-3 milionë euro, me qëllim që bizneset të ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe të punësojnë njerëz në këtë komunë. Memorandumi është nënshkruar ndërmjet ministrit të MTI-së, Bajram Hasani …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
