Rashiq: Krijimi i AKS-së është i dëmshëm për serbët e Kosovës (!)

Rashiq: Krijimi i AKS-së është i dëmshëm për serbët e Kosovës (!)

Ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka paraqitur një mendim krejt ndryshe për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai ka thënë se krijimi i këtij asociacioni është i dëmshëm për serbët e Kosovës. Përderisa politikanët, liderët e serbëve të veriut të Kosovës si dhe udhëheqësit e  Serbisë, marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe e paraqesin si fitore të madhe, ish ministri, Nenad Rashiq ka thënë se nuk është mirë të këmbëngulet në krijimin e AKS-së pasi kjo do t’i linte pa punë 22 mijë qytetar serb. Ai ka theksuar më tutje se sikur serbët të dinin se sa e pafavorshme është Marrëveshja për Formimin e Asociacionit të Komunave Serbe,  mbi 80 për qind e tyre do të ishin kundër kësaj marrëveshje dhe kundër krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …