Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi ka, vizituar komunën e Drenasit, ku ka përfunduar testi “PISA”

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyçi ka, vizituar komunën e Drenasit, ku ka përfunduar testi “PISA”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi ka vizituar komunën e Drenasit, ku ka përfunduar testin PISA, që kishte filluar më 11 prill, dhe është mbajtur në të gjitha shkollat e përzgjedhura për organizimin e këtij testi ndërkombëtar. Ministri me këtë rast përmendi faktin se testi PISA do të përfundojë sot, pasi që sipas tij procesi ka ecur më mirë se seç është pritur. “Kjo periudhë ka qenë e planifikuar deri më 5 maj, duke pasë parasysh se mund të kemi ndonjë dështim, mund të kemi përsëritje në ndonjë komunë, por vërtetë nuk ka pasur nevojë që të kemi përsëritje fare dhe sot po e përfundojmë. Unë besoj se ky test do të jetë shumë më i mirë se sa që ka qenë në të kaluarën dhe do të na japë edhe shpresë, por gjithsesi do të na shtojë edhe përgjegjësinë që tutje të punojmë edhe më shumë për ngritjen e cilësisë së arsimit”, ka deklaruar Bytyqi. Ai ka takuar edhe nënkryetarin e Komunës së Drenasit, Gani Sylaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim, përpjekjet për ngritjen e cilësisë, por edhe për nevojën që kanë shkollat e kësaj komune për pajisjen e kabineteve, salla sportive dhe zgjerim të infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …