Lajmet

Ndërroi jetë politikani dhe aktivist i shquar i çështje shqiptare, me origjinë arbëreshe, Mario Brunetti

Ka ndërruar jetë, politikani italian me origjinë arbëreshe. Mario Brunetti, i njohur për mandatin e tij të gjatë si deputet në Parlamentin Italian dhe për kontributin e tij të çmuar në ruajtjen e identitetit dhe kulturës arbëreshe. Gjatë karrierës së tij politike mbrojti me fakte  kauzën e Kosovës dhe kontribuoi …

Më shumë...

Më 15 gusht të vitit 1868, lindi Josif Bageri, arsimues, veprimtar i mirënjohur i Rilindjes Kombëtare

Josif Bageri (1870 - 1916), atdhetar, poet e publicist i dalluar

Më 15 gusht 1868, lindi Josif Bageri, arsimues, veprimtar i Rilindjes Kombëtare. Lindi në fshatin Reka e Epërme e Dibrës dhe ishte një ndër figurat më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte poet me talent të rrallë, prozator që shkroi shumë tregime, sidomos për fëmijë. Ishte gazetar e …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës, pavarësisht deklaratave paraprake, pompoze dhe mujshare, i ka përfillë dy kërkesa të ndërkombëtarëve

Qeveria e Kosovës, pavarësisht deklaratave paraprake, pompoze dhe mujshare,  i ka përfillë dy kërkesa, që ia kanë shtruar ndërkombëtarët derisa  po shpërfaqeshin synimet për të hapur Urën mbi Ibër për qarkullim të automjeteve. Ka bërë testimin e urës – siç kishte rekomanduar një shtet anëtar i QUINT-it dhe ka zhvilluar diskutime me …

Më shumë...

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mbështet vijat e kuqe të KFOR-it për Urën e Ibrit

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është cituar të ketë deklaruar  se mbështet  plotësisht vijat e kuqe të KFOR-it për mos ndryshimin e statusit aktual të  Urës së Ibrit. Rohde ka mirëpritur deklaratën e  kryeministrit Kurti për koordinim me partnerë.  Mbështetje të plotë për NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në …

Më shumë...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ura e Ibrit duhet të jetë instrument lidhës e jo ndarës

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ura e Ibrit duhet të jetë instrument lidhës e jo ndarës. Ura nuk duhet të na shkaktojë armiqësi me vendin, që në esencë e ka bërë shtetin. Kosova është shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar dhe i bllokuar …

Më shumë...

Selim Pacolli: Ku dhe pse dallojnë serbët e Mitrovicës nga ata të Graçanicës

Për shkak të vonesës të deklarimit të pasurisë, KQZ-ja, Selim Pacollit, nuk ia certifikon kandidaturën për kryetar të Prishtinës

Ish-nënkryetari i kryeqytetit, dhe kryetari i degës së AKR-së, në Prishtinë, Selim Pacolli ka pyetur se ku dallojnë serbët e Mitrovicës nga ata të Graçanicës. Pacolli ka thënë se nëpër Graçenicë kalojnë çdo ditë minimumi nja 20.000 automjete nga më të ndryshmet dhe asnjëherë nuk pat incidente, kurse të këta …

Më shumë...

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaron se Kosova nuk i ka përmbushur obligimet për hapjen e urës

Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaron se Kosova nuk i ka përmbushur obligimet për hapjen e urës, siç është demarkacioni në Suhadoll dhe situata e sigurisë, e cila duhet të jetë e tillë që hapja të mos çojë në konflikte dhe aksidente të reja. Në të dyja …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës refuzon kërkesën e Serbisë për bashkëpunim dhe dorëzimin e provave lidhur me Milan Radoiçiqin

Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator

Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim dhe dorëzimin e provave lidhur me Milan Radoiçiqin në rastin e sulmit terrorist, në Banjskë Në një përgjigje publike Ministria e Drejtësisë tha se vlerëson që kërkesa e Serbisë është në kundërshtim me nenin 85, të ligjit për Bashkëpunim Juridik …

Më shumë...

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, sot ka vendosur makina mbi Urën e Ibrit, Në Mitrovicë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë,  sot ka vendosur makina mbi urën e Ibrit, aty ku tash e disa ditë po kryhen punime. Autoritetet kanë deklaruar se patrullimet po kryhen me qëllim të parandalimit të ndonjë situate të paparashikueshme. Njësia e Formuar Policore e EULEX-it po …

Më shumë...

Albin Kurti, nuk ka marrë ftesë nga Qeveria Amerikane, por nga Instituti Kombëtar Demokrat, sqaron ambasadori Hovenier

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë ftesë nga Qeveria Amerikane, por nga Instituti Kombëtar Demokratik, që është në krahun e Partisë Demokratike, ku Kamala Harris do ta pranojë nominimin si kandidate të demokratëve përballë …

Më shumë...

Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor, thotë nënkryetarja e PDK-së, Besianë Musmurati

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkak se po i lë sërish nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor. Ajo në një konferencë për media, tha se njoftimi i djeshëm nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci se librat do të blihen njëlloj …

Më shumë...

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, në Mitrovicë

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikonfirmuar se nuk mbështet asnjë ndryshim në statusin aktual të Urës së Ibrit, pasi konsideron  se hapja e saj në këtë kohë  rrit potencialin për dhunë dhe mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë edhe ata …

Më shumë...

Qeveria do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës, ka deklaruar sot, kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, dje tha  se hapja e Urës mbi Lumin Ibër për qarkullim të automjeteve nuk është çështje dialogu, por çështje kohe, sot ka ndërruar fjalët dhe  deklaron   se qeveria e tij do t’i vazhdojë konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës mbi …

Më shumë...

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, konsideron se rrezikimi i ushtarëve amerikanë në Kosovë është akt kundër shtetit

Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur  pas deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në lidhje me rrezikun e mundshëm për ushtarët amerikanë gjatë hapjes së urës mbi lumin Ibër. Haradinaj theksoi se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në vendin tonë është kundër shtetit të Kosovës dhe duhet …

Më shumë...

KFOR: Vendimet për Urën e Ibrit duhet të merren përmes dialogut politik dhe duhet të jenë të koordinuara

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Autoritetet e i KFOR-it, kanë deklaruar se çdo vendim lidhur me    Urën mbi Lumin Ibër, në Mitrovicë,  duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. KFOR-i bën thirrje që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione në …

Më shumë...

Ismet Kryeziu: Hapja e Urës së Ibrit mund të rrezikojë bashkëpunimin me aleatët

Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësim lidhur me pasojat e mundshme të hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ai  tha se nëse kjo hapje çon në prishjen e bashkëpunimit me aleatët kryesorë të Kosovës, si Amerika, BE-ja, dhe NATO-ja, atëherë përgjegjësia për këto veprime do …

Më shumë...