Lajmet

FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” për validimin e Regjimentit të Tretë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, i cili po mbahet në kuadër të procesit të validimit të Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore. Ky ushtrim ka për synim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, duke vlerësuar aftësitë e tyre …

Më shumë...

Në pritje të qeverisë së re, zbulohet agjenda e Asamblesë së PS-së

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, do të mblidhet të enjten, më 11 shtator 2025, në orën 09:30, në kompleksin “Xibraku”. Kryesimi do të nisë me fjalën hapëse të kryeministrit Edi Rama. Sipas njoftimit të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, rendi i ditës përfshin hapjen e mbledhjes, miratimin e …

Më shumë...

Ethem Çeku: Kur mungon lideri, vuan Republika: Kosova në krizë lidershipi

Ish-ministri i Ekonomisë Ethem Çeku ka kritikuar ashpër mënyrën se si Kosova po përjeton një boshllëk vizionar. Qeverisja e sotme është e ngujuar në inate dhe interesa të ngushta partiake, duke paralizuar sektorë jetikë si energjia, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura. Në vend të vizionit që bashkon, sundon autoritarizmi që ndan. …

Më shumë...

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në fazën e fundit, afati për mbylljen e mbrojtjes më 14 nëntor

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po hyn në fazën përfundimtare, me trupin gjykues që ka caktuar datën 14 nëntor 2025 si afatin për përfundimin e paraqitjes së provave nga mbrojtja. Vendimi është marrë më 2 shtator nga kryetari i …

Më shumë...

Eugen Cakolli: Kuvendi, peng i kalkulimeve politike – autogolat që po ushqejnë narrativën e Listës Serbe

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të rrezikshme tendencën për ta konsideruar të konstituar edhe pa zgjedhjen e pesë nënkryetarëve. Një interpretim i tillë jo vetëm që bie ndesh me frymën kushtetuese, por rrezikon të krijojë …

Më shumë...

Klinaku mohon përgjegjësinë: “Aktakuza nuk ka vepër penale”

Pas përfundimit të seancës së mbajtur sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u paraqitën nën akuzat se e kërcënuan kryeministrin Albin Kurti përmes rrjeteve sociale më 30 gusht 2023, Klinaku deklaroi para mediave se nuk sheh elemente të veprës penale në aktakuzën që rëndon …

Më shumë...

Demhasaj kritikon Kurtin: “Pamje historike” të gjykatës, por mungesë përgjegjësie ndaj Prokurorisë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka komentuar me ironi paraqitjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen se e kërcënuan atë. Demhasaj ka përmendur faktin se Kurti ka injoruar thirrjet e vazhdueshme të Prokurorisë Speciale …

Më shumë...

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon të mbetet i bllokuar pavarësisht marrëveshjeve të arritura ndër vite, përfshirë atë të Ohrit në vitin 2023, zbatimi i së cilës ka ngecur. Takimi i fundit në kuadër të dialogut u mbajt në qershor 2025 …

Më shumë...

Kroacia: Marrëveshja e përbashkët për blerje armatimi mund të ndodhë vetëm me Shqipërinë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka thënë se një marrëveshje e përbashkët për blerje armatimi mund të realizohet vetëm mes Kroacisë dhe Shqipërisë, pasi të dyja janë anëtare të NATO-s. Duke komentuar idenë e përmendur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës për një bashkëpunim trepalësh me Shqipërinë dhe …

Më shumë...

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte ftuar si dëshmitar lidhur me hetimet mbi rezervat shtetërore, duke preferuar që prokurorët ta intervistonin në zyrën e tij. Sot ai u shfaq në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në seancën ndaj njërit prej drejtuesve të …

Më shumë...

Ngjarja e 3 shtatorit 1878: Shqiptarët e Lidhjes së Prizrenit vrasin Mehmet Ali Pashën

Më 3 shtator të vitit 1878 forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të udhëhequra nga Sylejman Vokshi,  vranë në Gjakovë mareshalin turk, Mehmet Ali Pashë Magjari, në kullat e Abdullah Pashë Drenit. Gjatë përleshjeve disa ditore janë vrarë rreth 400 kryengritës shqiptarë dhe 92 ushtarë të Perandorisë turke. Mareshali turk …

Më shumë...

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Aziz Kelmendi

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin Karaçicë të  Drenicës. Ishte vrarë në dalje të Kazermës së Paraçinit, në Serbi më 3 shtator të vitit 1987, pasi paraprakisht dyshohej se kishte vrarë katër  ushtarë jugosllavë.  Kjo vrasje mbeti enigmatike për faktin se …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese sqaron ankesën e Listës Serbe për nënkryetarin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ankesën e dorëzuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe, më 30 gusht 2025, mbi çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit. Gjykata ka bërë të ditur se kërkesa është ende në proces shqyrtimi dhe se në dokument nuk përdoret asnjëherë termi “Kuvendi …

Më shumë...

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, viziton Bondsteel dhe ekspozitën e armëve të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së NATO-s në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka vizituar Kampin Bondsteel, ku u takua me personelin e Komandës Rajonale Lindje (RC-E) dhe u njoh me operacionet e përditshme të misionit të NATO-s në Kosovë. Në kuadër të vizitës, Barduani u prit nga komandanti i RC-E, …

Më shumë...

Edita Tahiri: Aleanca Kosovë–Kroaci mbetet strategjike, ndërsa BE-ja dhe qeveria Kurti heshtën për Banjskën

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Reagimi i ish-zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, pas deklaratës së kryeministrit kroat Andrej Plenković në Forumin e Bledit, shënon rikthimin e debatit mbi rolin e Bashkimit Evropian dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj sulmit terrorist në Banjskë. Tahiri e ka vlerësuar si të guximshme qasjen e Plenkovićit, i cili …

Më shumë...

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, se disa deputetë opozitarë janë “të shantazhuar” për shkak të qëndrimeve ndaj Listës Serbe. Deputeti i LDK, Lutfi Haziri, i ka cilësuar këto deklarata si të pabazuara dhe të papranueshme, duke kujtuar …

Më shumë...