Deputetja Hykmete Bajram ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga ky ngërq është arritja e një marrëveshjeje politike

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajram ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga ky ngërq i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit është arritja e një marrëveshjeje politike. Ajo ka theksuar se subjekti politik që ajo i takon, nuk do të votojë as Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër. “Jam këtu për të shpehur shqetësimi që Vetëvendosje për herë të shtatë po pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ne nuk kemi vota për Haxhiun e as për ndonjë kandidat tjetër. Konstituimi bëhet me marrëveshje politike. Po e shohim se VV edhe pse nuk i ka votat po mundohet që t’i marrë të gjitha institucionet. Ne insistojmë që duhet marrëveshje politike për t’i bërë 61 vota për kryetar të Kuvendit” ka theksuar deputetja, Hykmete Bajram.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …