leoni

Lajmet

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar. Kryeministri Albin Kurti duhet patjetër, në dritën e aktit kushtetues-ligjor dhe të pushteteve të ndara në Kosovë, të shkojë në Prokurorinë Speciale në Prishtinë …

Më shumë...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes

Ipeshkvi i Kosovës,  Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes. Në fjalimin e tij, ai ka bërë të ditur se i pranishëm pos liderëve dhe politikanëve të shtetit, ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Ai ka thënë se paqja duhet të mbretërojë në …

Më shumë...

Bernard Nikaj kritikon Qeverinë Kurti për menaxhimin e dobët të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Bernard Nikaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet, Bernard Nikaj, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për mënyrën se si ka menaxhuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka humbur mundësinë për të forcuar marrëdhëniet  gjatë administratës së Presidentit Joe Biden. Ai theksoi se kjo ka qenë …

Më shumë...

Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale

Enver Hoxhaj

Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë  të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në digjitalizim, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe fuqizimin teknologjik të shkollave. Këto propozime u zbuluan gjatë një vizite në Qendrën e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Hoxhaj theksoi nevojën për transformim …

Më shumë...

KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë elektrike dhe bën thirrje për kursim

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, ka paralajmëruar mundësinë e reduktimeve të furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve në vijim, në rast të vazhdimit të konsumit të lartë aktual. Në një komunikatë të martën, KOSTT u kërkoi qytetarëve dhe bizneseve që të kursejnë energjinë për të shmangur mbingarkesat dhe ndërprerjet. …

Më shumë...

Në vitin 2024, ligjvënësit nuk arritën të miratojnë disa ligje të rëndësishme, në 60 mbledhje të Qeverisë e 40 seancave, në Kuvend

Në vitin 2024, ligjvënësit  e Kosovës nuk arritën të miratojnë disa ligje të rëndësishme, pavarësisht përpjekjeve në rreth 60 mbledhje të Qeverisë dhe 40 seanca plenare në Kuvend. Ligje të tilla, si Ligji i Punës dhe Ligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, ngjallën debate të mëdha, por …

Më shumë...

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kritikoi veprimet e Vetëvendosjes lidhur me mos-certifikimin e Listës Serbe në KQZ

Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Deputeti i LDK-së,  Driton Selmanaj ka kritikuar veprimet e Vetëvendosjes lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ, duke e cilësuar këtë si një “fatkeqësi shumë populiste për një grusht votash”. Sipas fjalëve të kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, mos certifikimi i Listës Serbe është bërë pa bazë ligjore. Ai …

Më shumë...

Naim Qelaj, dyshon për shkelje të procedurave gjyqësore në rastin kundër krerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale, në Hagë

Naim Qelaj: Është e papranueshme mospërfshirjen e katër komunave veriore në kalkulimet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thotë se si institucion i ka  marrë me shqetësim dyshimet për shkelje të procedurave në rastin gjyqësor kundër  ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Në konferencën e fundvitit, Qelaj tha se është i shqetësuar sa i takon …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të Krishtlindjeve, viziton shumë familje të krishtera për t’iu uruar këtë festë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nder të Krishtlindjeve, viziton shumë familje të krishtera për t’iu uruar këtë festë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të ditës së Krishtlindjeve, viziton shumë familje për t’iu uruar këtë festë. Haradinaj pothuajse çdo vit përzgjedhë familje të ndryshme të besimit krishterë për t’i vizitur e nderuar duke mos anashkaluar edhe tempujt fetar. “Si komb jemi të bekuar …

Më shumë...

Donald Trump; Sapo të marrë detyrën, do të ndalojë “çmendurinë transgjinore” dhe do t’ i njohë vetëm dy gjini, mashkull e femër

Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se sapo të marrë detyrën, do të ndalojë  “çmendurinë  transgjinore” dhe do t’ i  njohë zyrtarisht vetëm dy gjini, mashkull dhe femër. Me një firmë në ditën e parë të mandatit, do të ndaloj këtë çmenduri  tha Trump gjatë një fjalimi në AmericaFest 2024 që po mbahet në …

Më shumë...

SBASHK; Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte 28 euro, në Shqipëri është me qindra euro

SBASHK ka reaguar për raportimet se Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar padinë e tyre kundër MASHT-it

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka uruar të gjithë mësimdhënësit përfundimin e këtij viti, duke uruar se viti që vjen mos të jetë pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria e Kosovës. SBAShK thotë se është kjo koha edhe kur bëjmë vlerësime duke u kthyer …

Më shumë...

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që dy bordet, KPM dhe RTK të funksionalizohen

Zyra e BE-së në Kosovë

Më saktë, zyra e BE-së ka kërkuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të vazhduar me nominimet e nevojshme për bordin e RTK-së dhe Komisionin e Pavarur për Media. Në një përgjigje për “Telegrafin”, Xhoanna Lahana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka vlerësuar se ky është një …

Më shumë...

Kuvendi i Republikës Serbe ka shqyrtuar në një seancë të veçantë, informacionin mbi shkatërrimin e sistemit ligjor

Igor Kalbukov: Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtare e NATO-s në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Republikës Serbe dhe kryetarit të këtij institucioni, Nenad Stevandiq, për dorëzimin e informacionit dhe ofrimin e detyrueshëm të ndihmës ligjore dhe bashkëpunimit zyrtar. Nga Kuvendi i RS-së dhe Stevandiq kërkohet që urgjentisht t’i dorëzojnë dokumentet zyrtare që lidhen …

Më shumë...

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 45 mijë e 338 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 45 mijë e 338 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në …

Më shumë...

Kryeprokurori i Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim pune një delegacion nga Prokuroria e SPAK-ut, në krye me Altin Dumanin

Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur snë takim pune një delegacion nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kreu i kësaj prokurorie, Altin Dumani. Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi dy kryeprokurorët diskutuan për …

Më shumë...

KMDLNj konsideron se Lufta nuk po bëhet kundër Listës Serbe, por midis përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës brenda KQZ-së

KMDLNJ

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të mos e certifikuar Listën Serbe që të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Sipas KMDLNj-së, ligji shprehimisht e thotë arsyen e refuzimit të …

Më shumë...