Kaja Kallas

Kaja Kallas përjashton Kosovën dhe Serbinë nga vizita e saj në Ballkan, një mesazh i qartë nga BE për liderët kosovarë dhe serbë

Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, ka përjashtuar Kosovën dhe Serbinë nga vizita e saj në Ballkan, duke dërguar një mesazh politik të rëndësishëm për liderët kosovarë dhe serbë. Vizita e Kallas fillon në Mal të Zi dhe do të vazhdojë në Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, por Kosova dhe Serbia janë lënë jashtë axhendës së saj. Analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekspertët politikë e shohin këtë si një “bojkot” të mundshëm, që ka për qëllim të nxisë veprime konkrete nga këto shtete për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Profesori Abit Hoxha dhe analisti Ben Andoni theksojnë se ky veprim është një mesazh i qartë nga BE për të nxitur liderët në Kosovë dhe Serbi të intensifikojnë përpjekjet për dialog dhe përparim në procesin e integrimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …