Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka theksuar rëndësinë e mësimit të nxënësve për krijimin dhe drejtimin e bizneseve, duke argumentuar se kjo do të ishte më efikase sesa përgatitja e tyre për të punuar për një pagë mujore. “Do të ishte më efikase për nxënësit në Kosovë nëse gjatë fazave …
Më shumë...Lajmet
Plakja e popullsisë në Kosovë, tregon se mosha mesatare është rritur për pesë vite, krahasuar me 2011
Të dhënat preliminare të Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2024, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë një rritje të ndjeshme të moshës mesatare të popullsisë në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave, mosha mesatare është rritur nga 29 në vitin 2011 në 35 vjeç këtë vit, një rritje …
Më shumë...Enver Hasani: Tendenca e qeverisë që të themelojë vet një projekt-statut për Asociacionin është joserioze
Profesori i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se tendenca e qeverisë që të themelojë vet një draft-statut për Asociacionin është joserioze. Sipas tij, procedura për themelimin e Asociacionit dihet se qeveria s’mundet njëanshëm të hartojë, por duhet të shkojë përmes ndërmjetësve në dialog dhe me pajtimin e palës serbe. …
Më shumë...Burim Ramadani, duke iu referuar gjetjeve në Raporte të Auditorit, thotë se po zbardhen keqpërdorime të shumta
Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, duke iu referuar gjetjeve të shumta në Raporte të Auditorit, thotë se po zbardhen keqpërdorime të shumta, për çka parashikoi se Prokuroria do të ketë shumë punë nëpër ministri dhe institucione të tjera. Këta që po arratisen nga burgjet, jam i bindur që po ia …
Më shumë...Haki Shatri: Rreth 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktivë, por nuk punojnë as kërkojnë punë
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka deklaruar se nrreth 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktiv (nuk punojnë as nuk kërkojnë punë), nga ta mbi 100 mijë të rinj as nuk punojnë, as nuk janë në shkollë e as në trajnime. Kështu shkalla e jo aktivitetit vazhdon të mbetet …
Më shumë...Inspektorati i Punës për gjashtë muaj ka shqiptuar rreth 800 gjoba
Inspektorati i Punës për gjashtë muaj ka shqiptuar rreth 800 gjoba. Shkelësit më të mëdhenj të ligjit janë sektori i ndërtimtarisë dhe ai i marketeve. Shkëputje e kontratës, mos kompensim i orëve jashtë orarit e gjatë festave, mungesë e sigurisë e shëndetit në punë, këto janë disa nga shkeljet e …
Më shumë...Ramush Haradinaj, kritikoi kryeministrin Kurti, i cili ka thënë se e ka mbyllur vrimën në veri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se kanë mbyllur vrimën në veri pas inkasimit të rrymës atje. Haradianj ka thënë se tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe. “Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në …
Më shumë...Kryeministri Albin Kurti vazhdon me oferta për mërgimtarët
Kryeministri, Albin Kurti edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar me oferta për mërgimtarët me qëllim të nxitjes dhe bindjes së tyre për të investuar në Kosovë. Ai i ka njoftuar ata me hapat që ka ndërmarr Qeveria për ta ndihmuar mërgatën për të investuar në atdheun e tyre. “Përpos …
Më shumë...Pagat aktuale në Kosovë nuk mundësojnë jetë të dinjitetshme
Njohësit e fushës së ekonomisë dhe përfaqësues të punëtorëve kanë thënë se pagat aktuale në Kosovë nuk mundësojnë jetë të dinjitetshme. Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se ajo që dhemb më së shumti është se qeveria aktuale nuk është duke e njohur konsumatorin e saj. Kryetari i …
Më shumë...Zyrtar të lartë të Qeverisë Kurti kanë shfaqur gatishmëri për të përgatitur draft për Asociacionin
Zyrtar të lartë të Qeverisë Kurti kanë shfaqur gatishmëri për të përgatitur draft për Asociacionin, të cilin e ka kundërshtuar ashpër partia Vetëvendosje sa ishte në opozitë. Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka pranuar mundësinë për hartimin e një drafti për statutin e Asociacionit dhe ka shtuar se ai do …
Më shumë...Dyndje e madhe e turistëve drejt bregdetit dhe zonave malore të Shqipërisë
Mediet nga Shqipëria njoftojnë për dyndje të madhe të turistëve drejt bregdetit dhe zonave malore të Shqipërisë. Dëshira për t’i kaluar pushimet në plazhet e Jonit dhe Adriatikut ka bërë që në pikat doganore Kosovë – Shqipëri të krijohen radhë të gjata të automjeteve me udhëtar. Top Chanel njofton se …
Më shumë...Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka shkruar se gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt dhe ka nënvizuar se tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës. “Tenderët njëburimorë janë vrima …
Më shumë...Të paktën 17 palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite në mëngjesin e sotëm
Të paktën 17 palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite në mëngjesin e sotëm, kanë thënë zyrtarët e emergjencave civile dhe zyrtarët shëndetësorë. Radio Evropa e Lirë citon banorët dhe autoritetet shëndetësore palestineze të kenë thënë se ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore dhe granatimet …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit amerikan, Donald Trump
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit, Donald Trump, ka thënë se është shqetësuese të dëgjosh një lajm të tillë. Ndër të tjera, Rama shprehet se kjo është një tragjedi për botën demokratike. Është shqetësuese të shohësh që një kandidat për president të Shteteve …
Më shumë...Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar për sulmin kundër ish-kryetarit amerikan, Donald Tramp
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar në rrjetet sociale për sulmin ndaj ish-kryetarit amerikan Donald Tramp.”E dënoj në formën më të ashpër të mundshme tentativën për atentat ndaj ish Presidentit Donald Tramp. Jemi pranë familjes së Presidentit Tramp dhe popullit amerikan. Dhuna, e çdo natyre dhe forme, është e …
Më shumë...Hoxhaj: Në planet e vrasjes së Gjukanoviqit janë të përfshirë edhe paraushtarakë dhe kriminel serb të veriut të Kosovës
Duke komentuar lajmet në mediet e Malit të Zi, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar se në planet e vrasjes së Gjukanoviqit janë të përfshirë edhe paraushtarakë dhe kriminel serb të veriut të Kosovës. “Paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu …
Më shumë...