Lajmet

Përplasje mes Gjeloshajt dhe Milatoviqit, rasti shkon në polici si kërcënim ndaj presidentit

Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka njoftuar se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka drejtuar kërcënime dhe mesazhe të papërshtatshme pas kthimit të Ligjit për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme për rishqyrtim në Kuvend. Për këtë arsye, rasti është paraqitur në polici si presion politik ndaj Presidentit …

Më shumë...

Pas dënimit të Dodikut me burg, Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë: “Serbia në pozitë më të vështirë që nga viti 2008”

Dënimi me një vit burg i liderit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka shkaktuar reagime të ashpra në Beograd. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e cilësoi situatën si një nga më të vështirat për Serbinë që nga viti 2008, duke paralajmëruar masa të mëtejshme. “I gjithë shteti ynë, përfshirë udhëheqjen shtetërore …

Më shumë...

Trump: Dërgova dy nëndetëse bërthamore pas deklaratave provokuese të Medvedev

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ditën e shtetësisë së Serbisë – që shënohet më 15 shkurt

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se kishte urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pranë Rusisë për shkak të, siç i cilësoi ai, “deklaratave budallaqe dhe nxitëse” nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev. “Bazuar në deklaratat e rrezikshme të Medvedevit, kam urdhëruar pozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore në rajonet …

Më shumë...

Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt

Republika e Kosovës e mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial

Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se Ukraina pritet të njohë pavarësinë e Kosovës në një të ardhme të afërt. Ajo theksoi se kjo çështje nuk do të mbetet më e hapur dhe se vendimi për njohjen do të jetë në përputhje …

Më shumë...

Shukri Buja fton qytetarët në protestën e 7 gushtit, për të mbrojtur simbolin e lirisë

Ish komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, nëpërmjet një video të publikuar, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 7 gushtit, e cila do të mbahet në sheshin ‘Skëndërbeu’, duke filluar nga ora 17:00. Sipas Bujës, duhet të jemi pjesë e asaj proteste, për t’i thënë jo padrejtësisë në emër …

Më shumë...

Vendoset gurthemeli i Muzeut të Veteranëve të UÇK-së në Krojmir

Vendoset gurthemeli i Muzeut të Veteranëve të UÇK-së në Krojmir

Sot në fshatin Krojmir, është vendosur gurthemeli i Muzeut të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një projekt me rëndësi të veçantë për ruajtjen e kujtesës historike dhe nderimin e sakrificës për liri. Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, theksoi se ky muze do të jetë një hapësirë …

Më shumë...

Arben Gashi kundërshton pranimin e provave nga Serbia në Dhomat e Specializuara

Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi, reagoi kundër deklaratave fyese të Albin Kurti, i cili pjesëtarët e LDK-së i ka quajtur miza

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për pranimin e materialeve të prodhuara nga institucionet shtetërore të Serbisë si prova në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një deklaratë publike, Gashi e ka cilësuar këtë praktikë …

Më shumë...

Klinaku reagon pas njoftimit se u ngrit aktakuzë ndaj tij: Avokati im s’di gjë, Kurtin do ta ftoj në gjykatë si dëshmitar

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe personit me inicialet N.S. për kanosje ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë vitit 2023 përmes komenteve në “Facebook”. Për këtë aktakuzë, Klinaku ka thënë se është informuar nga mediet. “Edhe pse unë po informohem nga mediat …

Më shumë...

Dodik është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim për të ushtruar funksione politike

Milorad Dodik, president i Republika Srpskas është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, mëson Radio Evropa e Lirë. Vendimi është marrë nga një trup gjykues prej tre anëtarësh: Amela Huskiç, Vesna Jesenkoviç dhe Hilmo Vuçiniç, të cilët më 12 …

Më shumë...

Ilir Metës të hënën në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka caktuar datën kur do t’i komunikojë ish-presidentit shqiptar Ilir Meta përfundimin e hetimeve ndaj tij. Meta do të thirret në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00. Ai do të shoqërohet nga ambientet …

Më shumë...

Specialja pranoi prova nga Serbia, një delegacion i OVL UÇK-së në ambasadën gjermane

Një delegacion i OVL UÇK-së i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati është pritur në takim në ambasadën gjermane nga zëvendësshefi i misionit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher. Krerët e OVL-UÇK thanë se Kosova dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës janë “me fat që kanë një mik të madh si Gjermania, …

Më shumë...

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon pjesmarrjen në protestën e 7 gushtit kundër Gjykatës Speciale

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Intigrim (BDI), Ali Ahmeti ka njoftuar se do të merrë pjesë në protestën e thirrur nga OVL-UÇK-së të enjtën me 7 gusht në Prishtinë me fillim në ora 17:00. Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se lufta e popullit shqiptar e …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Po përballemi me një “vetëgrusht-shtet”, Vetëvendosje refuzon çdo kompromis

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ngërçi politik aktual në vend përbën një “vetëgrusht-shtet”, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë gatishmërie për kompromis, ndryshe nga partitë e tjera politike. Në një tryezë të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Instituti i Kosovës për …

Më shumë...

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe një tjetri për kërcënim ndaj kryeministrit Kurti

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës një aktakuzë ndaj dy personave, F.K. dhe N.S., për veprën penale “Kanosja”. Rasti lidhet me deklaratat e Faton Klinakut, i cili kishte thënë se “më parë do ta vriste Albin Kurtin sesa do ta lëshonte Kosovën”. Sipas …

Më shumë...

Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

Qeveria e Kosovës ka vendosur të heqë tarifën doganore prej 10 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e bëri të ditur kryeministri në largim, Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit qeveritar. “Një vendim tjetër i rëndësishëm që po marrim …

Më shumë...

LBK paralajmëron rrezik për falimentime masive, kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimeve për tregun e lirë të energjisë

Rryma

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), të cilat, sipas saj, po e ekspozojnë ekonominë e vendit ndaj rrezikut të destabilizimit afatgjatë. Në një komunikatë për media, LBK thekson …

Më shumë...