Lajmet

Rama: Nuk i marr leje askujt të flas për Kosovën

Rama

I ftuar në “News24”, Rama tha se nga reagimet në rrjetet sociale, vizita e tij në Beograd është marrë me pozitivitet, ndryshe nga gojët e liga që nisin e flasin për polemika artificiale. I pyetur në lidhje me atmosferën se si u prit vizita e tij në Beograd në trojet …

Më shumë...

Enver Hoxhaj duhet të japë dorëheqje, ai ka fyer ndjenjat e shqiptarëve liridashës

Enver Hoxhaj

Mjegulla që la pas ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj me deklaratat e tij retrograde se Shqipëria nuk duhet të interesohet, as të përzihet për fatin e Kosovës, ende nuk janë komentuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nga kryekuvendari, Veseli,  po as nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. …

Më shumë...

Arta Dade: Pa faktorin ndërkombëtar dhe pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte ajo që është sot

Arta Dade

Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton se  marrëdhëniet me Kosovën janë në pikën e tyre me të ulët. Kështu ka thënë sot  Aldo Bumçi, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm të Shqipërisë. Por deklaratat e Aldo Bumçit, kryetarja e Komisionit,  Arta Dade i kundërshtoi duke kritikuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm …

Më shumë...

Fatmir Limaj, dhe Skënder Reçica, pritën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero C. Sardi

Fatmir Limaj, dhe Skënder Reçica, pritën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero C. Sardi

Kryetari i Nismës  për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Kristoforo Sardi. Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë dhe …

Më shumë...

Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus

Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Haki Demolli priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Markus. Demolli me këtë rast falënderoi ambasadorin Markus për mbështetjen dhe përkrahjen që Hungaria ka ofruar për FSK-në, duke potencuar në veçanti edhe rolin e ambasadorit Markus në realizimin …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli: Qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëtojnë pa viza

Kryekuvendari Veseli: Qytetarët e Kosovës meritojnë të udhëtojnë pa viza

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi një takim me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.   Në këtë takim, u arriti pajtimi  që grupet parlamentare të nxjerrin një deklaratë të përbashkët, rreth procesit të liberalizimit të vizave, në veçanti për kriterin e demarkacionit, për t’i …

Më shumë...

Ministrja Hoxha, mori pjesë në konferencën për Ditën e BE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministrja Hoxha, mori pjesë në konferencën për Ditën e BE-së kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Në shënimin e Ditës së Bashkimit Evropian, kundër trafikimit me qenie njerëzore, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar  se është rritur përkushtimi dhe aktivitetet e përbashkëta institucionale për parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore por kërkohet ende angazhim i shtuar kundër kësaj dukurie. “Qëllimi ynë i përbashkët është veprimi …

Më shumë...

Delawie: Kosova po bën përpjekje në luftimin e trafikut me njerëz por mbetet shumë punë për t’u bërë

Delawie: Prokuroria po sfidohet në pjesën veriore të Kosovës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Dellawie, në konferencën për Ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka deklaruar  se Kosova po bën përpjekje domethënëse në luftimin e këtij krimi, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë, me qëllim që të plotësohen standardet ndërkombëtare, për eliminimin e trafikimit. Në …

Më shumë...

Ministri Hyseni: Policia ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit ne njerëz por pa rezultate

Ministri Hyseni: Policia ka bërë punë të madhe në luftimin e trafikimit ne njerëz por pa rezultate

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se policia ka bërë “punë të shkëlqyeshme” në lidhje me luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore në vend, por në anën tjetër pranon që të gjeturat e raporteve të këtij viti, nuk janë të kënaqshme. Kosova nuk është e kënaqur me …

Më shumë...

Thaçi: Është momenti i duhur që ta parandalojmë dhe ta luftojmë trafikimin me njerëz

Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, mori  pjesë në konferencën e organizuar për Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Ai ka theksuar  me këtë rast se shumë njerëz anembanë botës janë duke u përballur me këtë fenomen të turpshëm dhe as Kosova nuk është e përjashtuar prej tij. …

Më shumë...

Pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore po pajisen me dokumente të Kosovës

Pasaporta e Kosoves

Pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kohëve të fundit kanë rritur interesimin për t’u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. Mbi 26 mijë serbë nga veriu pranojnë Republikën e Kosovës. Sipas autoriteteve lokale në veri, pajisja me dokumente të Kosovës nuk po paraqet më …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa projektligje, koncept-dokumente dhe vendime të ndryshme

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar disa projektligje, koncept-dokumente dhe vendime të ndryshme. Pika e parë që mori aprovimin e kabinetit qeveritar ishte Projektligji për Inspektoratin Shëndetësor. Me këtë projektligj, siç thuhet në komunikatën për media të Qeverisë, përcaktohen kompetencat, autorizimet, detyrat, organizimi, financimi, funksionimi dhe mënyra …

Më shumë...

RKL: Rama ka guxim ta thotë në Beograd atë që “trimoshët” e Qeverisë së Kosovës nuk e thonë dot as në Prishtinë

RKL: Rama ka guxim ta thotë në Beograd atë që “trimoshët” e Qeverisë së Kosovës nuk e thonë dot as në Prishtinë

…Këta apatridë që nuk e duan Tiranën, as bashkimin e trojeve shqiptare, ua kanë hapur serbëve kufinjtë në veri, i falin si pa të keq tokë Malit të Zi e Serbisë, vizitojnë përmendoret e serbëve, ku shkruan se ata u vranë nga “terroristët shqiptarë” dhe u kërkojnë falje kriminelëve, kërkojnë …

Më shumë...

Zëvendës-ministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, po qëndron për vizitë në Amerikë

Zëvendës-ministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, po qëndron për vizitë në Amerikë

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj,  është pritur në Uashington nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Me këtë rast, zëvendësministri Murtezaj, i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Ҫitaku, ka …

Më shumë...

Pezullimi i aktiviteteve në institucione nga Lista Serbe pamundëson riprocedimin e Marrëveshjes për Demarkacionin

Demarkacioni

Pezullimi i aktiviteteve në institucione nga Lista Serbe po ia pamundëson Qeverisë riprocedimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës e Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës. Burime jo zyrtare  thonë se u nevojiten votat e deputetëve serbë dhe pa u kthyer ata nuk do të ketë riprocedim të marrëveshjes …

Më shumë...

Kryekuvendari Trajko Veljanoski sot shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

Kryekuvendari Trajko Veljanoski sot shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të ish-RJ të Maqedonisë Trajko Veljanoski sot nënshkruan Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Paraprakisht, ashtu siç kumtoi kabineti i Veljanoskit, do të ketë takim me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski. Shpallja e zgjedhjeve është mundësuar pas shpërndarjes së mbrëmshme të Parlamentit të …

Më shumë...