Enver Hadri u lind në Gjakovë në vitin 1941, Ishte veprimtar për të drejtat njerëzore dhe politike të shqiptarëve të Kosovës. Në fillim të vitit 1972 ai u vendos në Bruksel, ku vazhdoi veprimtarinë politike nëpërmjet Organizatës “Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës” në të cilën bashkëvepronin Enver Hadri, Ramadan Gashi, Riza Kadrija, Agim Rodoniqi etj.. Organ i kësaj organizate ishte revista “Zëri i Kosovës” në gjuhën shqipe dhe frënge, përmes të cilës bëhej thirrje për bashkimin e trojeve shqiptare në përgjithësi, sidomos punohej që çështja e Kosovës të futej në agjendat e diplomacisë ndërkombëtare, si Unioni Evropian, NATO, etj,. Në Bruksel, në rrugën e Shqipërisë (Rue d’Albanie) ai formoi dhe drejtoi Komitetin Shqiptar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. U vra më 25 shkurt të vitit 1990.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …