Lajmet

Organizim i jashtëzakonshëm i 19 kantoneve të Zvicrës për protestën gjithëpopullore në Hagë

Një organizim i madh po zhvillohet në diasporën shqiptare në Zvicër, ku nëntëmbëdhjetë kantone janë përfshirë në përgatitjet për protestën e 14 shtatorit në Hagë. Protesta do të mbahet kundër padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale – Hashim Thaçit, Jakup …

Më shumë...

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.  Gjykata e njohur për zvarritje dhe procedura të pafundme, kanë paralajmëruar se kjo fazë do të zgjasë deri …

Më shumë...

Anu Pratipati: Arsimi dhe shëndetësia paralele serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, ka theksuar se institucionet paralele të Serbisë në Kosovë – në arsim dhe shëndetësi – duhet të bëhen pjesë e sistemit shtetëror të Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe, ajo u bëri thirrje serbëve të Kosovës të …

Më shumë...

Siguria e Kosovës nën hijen e spiunazhit: Heshtja institucionale thellon dyshimet

Rasti i arrestimit të një piloti kroat dhe të dashurës së tij serbe nga Mitrovica e Veriut, të dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë, ka hapur një kapitull të ri shqetësues për sigurinë kombëtare të Kosovës. Dyshimet se informacione të ndjeshme për lëvizjet e KFOR-it dhe bashkëpunimin me NATO-n …

Më shumë...

Nasim Haradinaj komenton provokimet në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe roli i rojeve të burgut

Nasim Haradinaj

Në Hagë, aty ku po zhvillohen proceset më të ndjeshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka sjellë një dëshmi që ngjallin debate të reja. Ai rrëfen se gjatë paraburgimit nuk kanë munguar provokimet nga disa prej rojeve të burgut. “Kanë tentuar me na …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Kurti nuk ngurron të sulmojë gjyqtarë e prokurorë në Kosovë, por përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale dhe qëndrimin e institucioneve të Kosovës ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen kundër ish-krerëve të UÇK-së. Çitaku deklaroi se ajo që po bën Specialja është “deformim i drejtësisë dhe përndjekje”, ndërsa heshtjen e institucioneve të Kosovës e quajti “shurdhuese”. Sipas …

Më shumë...

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown University, Charles Kupchan. Ai thotë se marrëveshja u ndërtua mbi idenë e bashkëpunimit tregtar, por asgjë konkrete nuk ndodhi. Madje, sipas tij, procesi i dialogut ka bërë hapa mbrapa. “As Beogradi …

Më shumë...

Aivo Orav, takon kryeparlamentarin Dimal Basha: kërkesë për formim urgjent të institucioneve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha. Takimi u cilësua si një urim për detyrën e re, por edhe si një dorëzim qortimesh dhe sqarim pritjesh nga BE-ja. Orav theksoi rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim …

Më shumë...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur krenar me procesin e shtet ndërtimit të Kosovës gjatë 25 viteve të fundit.

Në konferencën ndërkombëtare “KosovaPAR 2025”, ai tha se Kosova përfaqëson një rast unik në ndërtimin e institucioneve pas luftës. “Kosova është rast sui generis. Institucionet u ndërtuan nga misionet ndërkombëtare – OKB, BE dhe OSBE – dhe sot vlerësohet si sukses nga raportet e Bankës Botërore, FMN-së, Transparency International dhe …

Më shumë...

Uran Ismaili vendos pragun: “Nëse nuk realizoj 90% të premtimeve, nuk kandidoj më”

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë një zotim publik duke e kushtëzuar mandatin e tij me përmbushjen e premtimeve. Në një deklaratë të dhënë mbrëmjen e së enjtes, ai theksoi se llogaridhënia ndaj qytetarëve është parim i panegociueshëm. “Nëse nuk i përmbush 90% të premtimeve, nuk kandidoj …

Më shumë...

Bujar Osmani: Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim do të dalë forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim do të dalë forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për media, Osmani u shpreh se ky koalicion pret të marrë rreth 150 mijë vota, ndërsa, sipas tij, VLEN-i …

Më shumë...

Shqiptarë nga diaspora organizojnë protestë masive në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Evropës do të udhëtojnë në Holandë për të marrë pjesë në një protestë masive pranë ndërtesës së Gjykatës Speciale në Hagë, më 14 shtator. Protesta mbahet një ditë para dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes dhe organizohet në mbështetje …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme lidhur me rastin e konstituimit të Kuvendit të Republikës. Sipas burimeve brenda Kushtetueses, është marrë për bazë kërkesa e Listës Serbe dhe vendimi është nxjerrë pak më parë, ndërsa pritet të publikohet zyrtarisht gjatë ditës së sotme. Me këtë vendim, deri …

Më shumë...

KQZ, ka bërë tërheqjen e shortit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ku në garë do të jenë 93 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon mbi 1900 pako me fletëvotime nga jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për zgjedhjet lokale të 12 tetorit ku në garë do të jenë 93 subjekte politike, prej të cilave 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Ndërkohë numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, …

Më shumë...

Politizimi i institucioneve, rrezik për ekonominë – Gërxhaliu kritikon qasjen e Qeverisë

Deklarata e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar 15 milionë euro fitim në llogarinë e shtetit, ka hapur debat të gjerë mbi mënyrën e menaxhimit të buxhetit dhe funksionimin e institucioneve financiare. Safet Gërxhaliu, e sheh këtë praktikë si dëshmi të politizimit të skajshëm. …

Më shumë...

Sindikatat e sektorit privat paralajmërojnë grevë për paga më të larta

Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar se nga e marta punëtorët e këtij sektori mund të hyjnë në grevë, nëse kërkesat për rritje pagash nuk merren parasysh. Azemi theksoi se greva ishte paralajmëruar qysh në muajin maj dhe se nuk lidhet me afërsinë e fushatës zgjedhore. …

Më shumë...