Lajmet

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për problemet e fundit me energjinë elektrike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për problemet e fundit me energji elektrike, raporton KosovaPress. Haradinaj tha se Kurti ka penguar secilin investim në energji dhe se është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitblerjen e saj prandaj edhe duhet …

Më shumë...

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikon Albin Kurtin, në refuzimin e tij për t’ u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kritikoi kryeministrin Kurti, i cili refuzoi të paraqitet para Prokurorisë Speciale,  pas ftesës për të dëshmuar, në rastin e rezervave shtetërore. Hasani e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe dëmtues për institucionet e vendit. Je zyrtar i atij shteti, ke dhënë betimin …

Më shumë...

Albin Kurti shpërfill Prokurorinë Speciale të Shtetit, ndërsa i fyen dhe i përçmon prokurorët duke i krahasuar me kërmij e lepuj

Vetëvendosja e Albin Kurtit, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përveç se injoron dhe shpërfill Prokurorinë Speciale të Shtetit, ai krahason  prokurorët me kërmij,  për shkak të gjoja ngadalësisë së tyre, në trajtimin e kallëzimeve penale,  të dërguara nga qeveria. Kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokurorët veprojnë si kërmij. …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori dëshmon mbështetjen e tij për korrupsionin dhe krimin

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e thirrjes nga Prokuroria Speciale, duke e akuzuar për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit. Veprimi i Kurtit tregon qartë që ai nuk është në anën e ligjit, por në anën e të akuzuarve …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të siguruar njohje nga Siria dhe Libani

Enver Hoxhaj:

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë për mungesën e veprimeve konkrete në lobimin ndërkombëtar, duke theksuar se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, sidomos dobësimi i regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, ofrojnë mundësi të rëndësishme për Kosovën Pas rënies së Asadit në Siri, ishte …

Më shumë...

Një muaj pas sulmit në Ibër-Lepenc, vazhdojnë hetimet, akuzat dhe deklaratat e shumta në dënim të aktit terrorist

Bedri Hamza viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok, dënon aktin dhe kërkon zbardhjen e rastit

Një muaj pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në një njërën nga  infrastrukturat më vitale të Kosovës, janë arrestuar Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të cilët  po mbahen në paraburgim si të dyshuar për përfshirje në këtë sulm. Prokuroria ka ngritur akuza për cenim të rendit kushtetues, mbajtje të armëve dhe …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Qeveria-Kurti për ditë bën propagandë për suksese, edhe pse çmimet janë rritur mbi 5o për qind

Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, flet për mbledhjen e tatimeve dhe zhvillimin ekonomik, duke pretenduar se kjo tregon rritjen e besimit të qytetarëve ndaj qeverisë. Por, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke i cilësuar ato si propagandë. Kurti po thotë që njerëzit kanë paguar …

Më shumë...

Fatmir Limaj, kritikoi Qeverinë-Kurti, pasi në 4 vitet e kaluara ka bërë zhurmë dhe ka ngritur tensione, për fa fshehur dështimet

Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate është e përkushtuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kritikuar qeverisjen e Kurtit se në katër vitet e kaluara me zhurmë dhe tensione, ka  fshehur mungesën e punës. Ai ka theksuar se më 9 shkurt qytetarët do të kenë mundësinë të vendosin mes një qeverisjeje pa rezultate dhe liderëve të dëshmuar me projekte …

Më shumë...

KGjK-ja ka hartuar një plan të ri për Departamentin Special të Gjykatës Themelore, që parashikon shtimin e numrit të gjyqtarëve

KGjK

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka hartuar një plan të ri për Departamentin Special të Gjykatës Themelore, që parashikon shtimin e numrit të gjyqtarëve dhe rritjen e kapaciteteve për trajtimin e çështjeve të krimeve të luftës. Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka deklaruar se një rregullore e re do të miratohet …

Më shumë...

Ali Ahmeti: Ligji për gjuhët është i sanksionuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të reflektojë dhe të respektojë ligjin për gjuhët, i cili është i sanksionuar nga Kushtetuta e Kosovës dhe marrëveshja e Ohrit. Kurti ka qenë i keq informuar nga politikanët në Maqedoninë e Veriut në lidhje me gjuhën shqipe si …

Më shumë...

33 vjet më parë, regjimi serb i Millosheviqit kishte sulmuar familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, në Prekaz

Kompleksi Adem Jashari

U bënë 33 vjet nga sulmi i parë i forcave të regjimit serb të Millosheviqit kundër familjes së komandantit legjendar,  Adem Jashari në Prekaz. 33 vjet më parë, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe, të regjimit serb të Millosheviqit, kishin ndërmarrë  një sulm të armatosur kundër familjes Jashari në …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Mosparaqitja e Kurtit në Prokurorinë Speciale, është dëshmi se kryeministri nuk është në anën e ligjit

Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar  se mosparaqitja e kryeministrit, Kurti, në Prokurorinë Speciale është dëshmi se ai nuk është në anën e ligjit por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje. Ai  ka akuzuar Kurtin për mbrojtje të krimit dhe korrupsionit”, duke thënë se …

Më shumë...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kritikoi qeverinë Kurti për situatën jo të mirë, në veri të vendit

Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kritikoi qeverinë Kurti për situatën, jo të mirë, në veri të vendit.  Ai ka akuzuar kryeministrin për dështim në mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës. Sipas tij, sulmet në Banjskë dhe situata në veri të Ibrit tregojnë qartë se Serbia po përpiqet të …

Më shumë...

Ali Ahmeti; Kryeministri Kurti, duhet të jetë i kujdesshëm në prononcimet e tij, pasi që ka shkaktuar indinjatë te qytetarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në Maqedoninë e Veriut, nuk ekziston ligji për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Ali  Ahmeti, i cili ishte prezent në ceremoninë e organizuar për Ditën e Veteranit, tha se Kurti ka qenë i keq informuar …

Më shumë...

BDI: Koalicioni, VLEN-DPMNE ndaloi përdorimin e Abetares Kombëtare të gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik e Integrimit dënon miratimin e ligjit në Kuvend të propozuar nga Ministria e Arsimit, me mbështetjen e VLEN-DPMNE-së, që ndalon përdorimin e Abetares Kombëtare, një simbol i rëndësishëm i gjuhës dhe identitetit shqiptar, i cili përdoret nga të gjithë shqiptarët kudo në botë.  Vetëm disa javë më parë, kryetarë …

Më shumë...

Pirro Vengu; 1642 gra dhe vajza janë çdo ditë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu. Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall edhe rrëfimi rus madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ky investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është cituar të ketë deklaruar se, 1642 gra dhe vajza janë çdo ditë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Sipas ministrit Vengu, nga këto 1642 gra dhe vajza pranë Forcave të Armatosura, 687 janë  civile sjellin profesionalizëm në administratë, 955 në uniformë …

Më shumë...