Lajmet

Prokuroria: Dragan Ristiq akuzohet për vrasje, keqtrajtime dhe dëbime në Gjakovë gjatë luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Dragan Ristiqit për ngjarjet e ndodhura në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999. Sipas aktakuzës, Ristiq, bashkë me forcat policore e ushtarake serbe, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime fizike e psikike, arrestime dhe shkatërrime të pasurisë së civilëve …

Më shumë...

BE: Ndërtimi i urave mbi Ibër kërkon koordinim të ngushtë dhe përfshirje të komuniteteve

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e cilësuar projektin si një zhvillim me rëndësi të madhe politike dhe praktike, që kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog gjithëpërfshirës mes komuniteteve. Në një përgjigje zyrtare, zëdhënësi i BE-së theksoi se …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci: Kurti e ka shefe Dejona Mihalin, turp që përmend Thaçin e Veselin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.  Lladrovci tha se Kurti, duke folur për përvojën e tij me menaxhimin e brendshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, nënkuptoi se “ka shefe Dejona Mihalin”, një figurë që ai e përshkroi si “llugë në shtëpi të vet” …

Më shumë...

Jehona Lushaku-Sadriu: Testi i Arritshmërisë, dështimi më i rëndë në gjashtë vitet e fundit – arsimi po rrënohet nga paaftësia institucionale

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër pas publikimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë, duke i cilësuar ato si “dështim eklatant” të Ministrisë së Arsimit. Sipas saj, kalueshmëria ka rënë në 48.8%, nga 57.1% sa ishte në vitin 2021 – rezultati më i dobët në gjashtë vitet e …

Më shumë...

Deputetët pa Kuvend, me paga e asistentë të paguar – 74 prej tyre tashmë kanë staf personal

Edhe pse Kuvendi i Kosovës nuk është konstituar tash e dy muaj për shkak të përçarjeve politike, shumica e deputetëve kanë angazhuar staf personal me paga të plota. 74 nga gjithsej 120 deputetë kanë punësuar asistentë, këshilltarë apo koordinatorë personalë. Paga bruto për secilin prej tyre është nga 638 deri …

Më shumë...

KDI dhe Avonet: Angazhimi i asistentëve pa Kuvend funksional, abuzim etik dhe keqmenaxhim i parasë publike

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar ndaj angazhimit të asistentëve personalë nga ana e deputetëve, në një kohë kur Kuvendi ende nuk është funksionalizuar plotësisht. Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se, ndonëse ligjërisht nuk ka ndalesë, mungon një bazë e qartë ligjore dhe administrative për këtë veprim, pasi organet …

Më shumë...

Hysni Gucati: Kurti ka fobi nga Thaçi e Veseli, i sheh edhe në ëndërr

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në një intervistë ka aluduar për ndikimin politik të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Gucati e cilësoi këtë deklaratë si të …

Më shumë...

Bashkëshortja e ish-policit të arrestuar në Serbi: Institucionet heshtin, po luftoj e vetme

Arieta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës që po mbahet në paraburgim në Serbi, ka reaguar publikisht përmes një letre drejtuar institucioneve të Kosovës. Ajo ka shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen për mungesën totale të reagimit institucional. “Kam dërguar letra, kërkesa, lutje në presidencë, …

Më shumë...

Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për veçim të procedurës në rastin për administrimin e drejtësisë

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për veçimin e procedurës në rastin ku ai akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë. Vendimi është marrë më 30 qershor nga gjyqtarja paraprake Marjorie Masselot, e cila konstatoi se argumentet e mbrojtjes së Thaçit janë të pathemelta, si …

Më shumë...

Selim Pacolli kërkon hetim për ndërtimin e objektit milionësh: “Këtu fshihet lepuri”

Selim Pacolli

Selim Pacolli ka reaguar ashpër ndaj problemeve të përsëritura me objektin e ri të ndërtuar nga Konzorciumi Bullgaro-Kosovar “Glavbolgarstroy”, duke ngritur shqetësime serioze për mungesën e përgjegjësisë institucionale. Në një postim publik, Pacolli tha se fenomeni i defekteve teknike në këtë objekt përsëritet çdo vit – verës krijohen kushte të …

Më shumë...

Rufki Suma, ka kritikuar ashpër bllokadën institucionale në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si pasojë të inateve politike

Rufki Suma, Komuna e Hanit të Elezit deri tani nuk ka të prekur asnjë banor me Covid 19

Në një intervistë për Radio Kosovën e Lirë, ish-kryetari i Hanit të Elezit dhe ish-komandanti i UÇK-së, Rufki Suma, ka kritikuar ashpër bllokadën institucionale në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si pasojë të inateve politike dhe mungesës së kulturës demokratike mes partive. Sipas tij, deputetët po e keqpërdorin …

Më shumë...

Ramush Haradinaj përkujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve frymëzoi mijëra të rinj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Betejën e Morinës, që më 7 korrik 1998 shënoi një moment kyç në luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Në nderim të kësaj beteje, Haradinaj, bashkë me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, bëri homazhe për heronjtë që ranë në përballje me …

Më shumë...

Sala Jashari: Vetëvendosje po sillet sikur i ka mbi 50 për qind të votave

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas përfundimit të seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për arrogancë politike në procesin e konstituimit të legjislaturës së re. Ajo tha se Vetëvendosje po sillet sikur e ka fituar mbi 50 për qind të votave, ndërkohë që …

Më shumë...

Bekë Berisha: Jepni votat për Haxhiun, që ta heqim Kurtin nga pushteti

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga kolegët deputetë që të ndryshojnë qëndrim lidhur me votimin për Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit. Në seancën e sotme parlamentare, Berisha tha se duhet gjetur një formë për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti, dhe sipas tij, lejimi i …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Shpërndarja e Kuvendit nuk ndodh nga dështimi për konstituim, por nga mosformimi i Qeverisë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj zërave për mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shantazh politik”. Sipas tij, shpërndarja nuk mund të ndodhë vetëm pse Kuvendi nuk po arrin të konstituohet, por vetëm në rast se dështon zgjedhja …

Më shumë...

Xhevahire Izmaku: Mungesa e vullnetit politik po rrezikon mandatin e deputetëve

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se situata ka kaluar nga aspekti juridik dhe procedural në një krizë të pastër morale dhe politike. Sipas saj, mungesa totale e vullnetit politik nga ana e partive të mëdha …

Më shumë...