Bizneset e Kosovës janë në rrezik për ngrirjen e fondeve të USAID-it nga administrata e Donald Trumpit

Sipas një raporti të agjencisë “Reuters”, shumë biznese të Kosovës përballen me pasiguri pas vendimit të administratës së Presidentit Donald Trump për të ngrirë fondet e USAID-it. Kenan Gashi, një biznesmen në Fushë-Kosovë, që merret me riciklimin e plastikës, ka përfituar nga pajisjet e dhuruara nga USAID, duke zgjeruar aktivitetin e tij. Megjithatë, një e treta e pajisjeve të premtuara, me vlerë 130 mijë dollarë, ende nuk ka mbërritur, ndërsa planet e tij për të rritur numrin e punëtorëve nga pesë në 20 janë pezull për shkak të ndërprerjes së financimit. Kosova, një nga vendet më të varfra në Evropë, ka përfituar mbi 1.1 miliard dollarë ndihma nga SHBA-ja që nga viti 2001. Aktualisht, USAID menaxhon 17 projekte me vlerë mbi 156 milionë dollarë, por nuk dihet se sa nga këto fonde janë disbursuar.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …