Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të drejtuar nga Donika Gërvalla. Ai ka shprehur keqardhje për situatën aktuale të diplomacisë. duke e karakterizuar atë si “Schwarz-izu”, sipas një fjale gjerman që nënkupton “diçka të zezë”. Ai ka …
Më shumë...Lajmet
Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutash, bisedoi me Ndihmës Shefin e Shtabit të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate, Brian Mutty
Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori turk, Özkan Ulutash, ka biseduar me Ndihmës Shefin e Shtabit për Operacione të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Brajen Matty, në Shtabin e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë. Në këtë takim ata kanë diskutuar rreth situatës së fundit të sigurisë, …
Më shumë...William Walker, ka kritikuar krerët e shtetit për mënyrën se si i kanë selektuar të ftuarit në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës
Diplomati amerikan në pension, William Walker, ka folur për festën që është bërë në Kosovë me rastin e 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit. Ai ka kritikuar krerët e shtetit për mënyrën se si i kanë trajtuar liderët e partive opozitare dhe njerëzit që kanë kontribuar në çlirimin e Kosovës. …
Më shumë...Emisari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, qëndroi për një vizitë, në Prishtinë
Emisari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak, qëndroi në Kosovë, nga ku njoftoi se do të mbetet në këtë pozitë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse mandati i tij i rregullt përfundon në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori do …
Më shumë...Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve
Vendimi i gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Sali Berishës, ka krijuar ndarje të reja ndërmjet demokratëve. Ish-deputeti Endri Hasa pjesë e grupimit të Lulzim Bashës, thotë se tashmë ato e identifikojnë veten si demokratët euroatlantikë. Për ish-deputetin demokrat ndarja ishte ideologjike më shumë se sa ligjore. Hasa tha …
Më shumë...Ka arritur në 37 mijë e 396 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës
Ka arritur në 37 mijë e 396 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 257 ditësh …
Më shumë...Qindra haxhilerë vdiqën në Mekke të Arabisë Saudite, për shkak të temperaturave të larta
Qindra haxhilerë vdiqën gjatë kryerjes së haxhillëkut këtë vit në Arabinë Saudite, për shkak të temperaturave të larta në vendin e shenjtë myslimanë, thanë zyrtarët. Qindra pelegrinë u rreshtuan në Kompleksin e Emergjencës në lagjen Al-Muaisem në Mekë, për të marrë informata për familjarët e vet të zhdukur. Një listë që …
Më shumë...Kosova është interesi më madhor i Shqipërisë, ka deklaruar kryetari i Shteti amë, Bajram Begaj
Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për programin e “Deutsche Welle” në gjuhën shqipe, derisa foli rreth mospëlqimeve të Qeverisë-Kurti ndaj Shqipërisë, posaçërisht sa i përket zhvillimeve në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, theksoi se nuk ka vend për pakënaqësi” sepse Shqipëria do të jetë …
Më shumë...Shefi i BE-së, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Shefi Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të marrin qëndrim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, ka bërë të ditur Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike, që kanë pasur qasje në raportin e shefit të diplomacisë së BE-së. Burimet …
Më shumë...Vlora Çitaku: PDK-ja është e gatshme për zgjedhje parlamentare kurdo që të nevojitet
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për planifikimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe parlamentare në vitin 2025, duke theksuar se opozita nuk mund t’i shtyjë ato pafundësisht. Kjo deklaratë ka nxitur reagime të partive opozitare. Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur këtë një përpjekje për të …
Më shumë...Edward Joseph: Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen e statutit, por kërkesa për një projekt të ri është e pakuptim
Profesori i Universitetit dhe analisti i njohur, Edward Joseph, ka komentuar insistimin e kryeministrit Albin Kurti për projekt -statutin e ri, të Asociacionit, pavarësisht se kishte pranuar përmbajtjen e propozimit evropian. Joseph theksoi se Kurti pranoi përmbajtjen dhe fjalët e statutit, por kishte shqetësime rreth formës, duke kërkuar blloqe nënshkrimesh. …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, rikonfirmon se synimi kryesor i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është anëtarësimi në NATO
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se synimi kryesor i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është anëtarësimi në NATO. Ai vuri në dukje zhvillimin e FSK-së, si një forcë profesionale dhe demokratike që mbikëqyret nga autoritetet civile, duke theksuar se kjo forcë ushtarake nuk përbën kërcënim për …
Më shumë...Shtëpia e Bardhë anuloi një takim me zyrtarë të nivelit të lartë izraelit që ishte planifikuar të mbahej të enjten
Shtëpia e Bardhë ka anuluar një takim me zyrtarë të nivelit të lartë izraelit që ishte planifikuar të mbahej të enjten, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu pretendoi se SHBA po ndalonte dërgesat e armëve nga Izraeli. Sipas raportit, takimi ishte caktuar të ishte një dialog strategjik për Iranin dhe do të …
Më shumë...Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sipas njoftimit zyrtar takimi theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe koordinimin e rregullt ndërmjet KFOR-it dhe BE-së në terren. Diskutimet përfshijnë tema me interes të ndërsjellë për sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. …
Më shumë...Avni Arifi: Kryeministri, Albin Kurti, duhet të sqarojë pse nuk u hap Ura mbi Lumin Ibër në koordinim me KFOR-in
Ish-kryenegociatori në dialogun, Kosovë-Serbi, Avni Arifi, ka kritikuar mbylljen e Urës së Ibrit dhe ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të sqarojë arsyet e kësaj situate. Ai theksoi se është absurde që ura të mbetet e mbyllur dhe se hapja e saj duhet të ndodhë në koordinim me KFOR-in. Është …
Më shumë...Burim Ramadani: Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë, hapi drejt normalizimit dhe stabilitetit në Kosovë
Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë është shqyrtuar si një hap i domosdoshëm dhe simbolik për normalizimin e gjendjes në këtë pjesë të Kosovës, sipas Burim Ramadanit, njohësit të çështjeve të sigurisë. Ai argumenton se ky hap nuk duhet të shihet si provokim, por si një veprim që promovon …
Më shumë...