Vetëvendosje ankohet në Supreme për votat e diasporës

KQZ refuzoi 4. 865 zarfe me vota nga jashtë Kosovës, për shkak të shkeljeve të ndryshme që kanë pamundësuar vlefshmërinë e tyre

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka refuzuar 4 mijë e 865 zarfe me vota të dërguara nga jashtë,  për shkak të shkeljeve të ndryshme që kanë pamundësuar vlefshmërinë e tyre. Në raportin e vlerësimit të pakove me vota jashtë vendit, KQZ ka identifikuar disa parregullsi, duke përfshirë votimin e shumëfishtë nga 868 persona. Arsyet e refuzimit janë  2 mijë 870 zarfe – Votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim. 310 zarfe – Mungesa e personalizimit të fletëvotimit . 24 zarfe – Mungesa e pullës vulës postare. 138 zarfe – Votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai i deklaruar gjatë regjistrimit. 178 zarfe – Përmbanin vetëm dëftesën e regjistrimit, pa fletëvotim. 432 zarfe – Përmbanin vetëm fletëvotimin, pa dëftesën e regjistrimit. 45 zarfe – Votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës, por pa dëftesën e regjistrimit. 868 zarfe – Votuesit kanë dërguar votën më shumë se një herë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …