Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Aivo Orav, lajmëron se mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve. Ndërkohë  përfaqësuesi i BE-së,  Aivo Orav njoftoi se mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovë. Ai vlerësoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Kosova është me fat që ka organizata të cilat avokojnë për të drejtat dhe mirëqenien e popullsisë. Ju jeni një partner i paçmuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Aivo Orav u shpreh i vetëdijshëm për pasojat e pezullimit të ndihmës amerikane në sektorin e OJQ-ve në Kosovë. Ai siguroi se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për organizatat që promovojnë reformat dhe vlerat demokratike. Ky fond synon të përshpejtojë reformat dhe të mbështesë zhvillimin social-ekonomik të Kosovës në përputhje me standardet evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …