Komandanti i ri i KFOR-it, në Kosovë, gjenerali Enrico Barduani, ka qëndruar për vizitë në Serbi ku është takuar me kreun e forcave serbe, Milan Mojsiloviq si dhe anëtarë të tjerë të forcave të armatosura. Ai ia ka bërë të qartë gjeneralit serb rëndësinë e komunikimit të rregullt me qëllim …
Më shumë...Lajmet
Antonio Guterres i shprehu ngushëllimet e tij Turqisë, pas një sulmi terrorist në kryeqytetin Ankara
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i shprehu ngushëllimet e tij Turqisë pas një sulmi terrorist të mërkurën që kishte në shënjestër selinë e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore, në kryeqytetin Ankara. “Ne presim informacione, por dënojmë këtë sulm ndaj civilëve. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave …
Më shumë...Avokati, Luka Mishetiq akuzon Prokurorinë në Hagë, për nxitje të dëshmitarit, Fadil Geci, kundër Hashim Thaçit
Në seancat gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, që po mbahen, në Hagë, avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka deklaruar se Prokuroria ka ndikuar në paraqitjen e dëshmitarit, Fadil Geci duke e shtyrë atë të rrisë armiqësinë ndaj Thaçit. Gjatë seancës, Misetic deklaroi se Prokuroria i ka treguar Gecit një …
Më shumë...Nait Hasani: Ata që dëshmojnë në Gjykatën Speciale janë fundërrina, të cilët edhe penguan luftën e UÇK-së
Ish-i burgosuri politik, veprimtari dhe politikani, Nait Hasani shprehu qëndrim të ashpër ndaj atyre që dëshmojnë në Gjykatën Speciale, duke i quajtur “fundërrina” që penguan luftën e UÇK-së. Lufta çlirimtare e Kosovës ishte kundër Serbisë dhe jo kundër individëve shqiptarë apo serbë që dëshironin të jetonin në paqe. Hasani kritikoi …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një vizite zyrtare në Turqi, ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë një vizitë zyrtare në Turqi, ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh që do t’u sjellin përfitime ushtarëve të Kosovës. Gjatë qëndrimit të tij, ai pati një takim me z. Haluk Bajraktar, themeluesin e kompanisë turke të prodhimit të dronëve “Bajkar”. Maqedonci theksoi se diskutuam për …
Më shumë...Punëtoria e Bedri Hamzës me qytetarët e Shtimes: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës
Punëtoria e Bedri Hamzës me qytetarët e Shtimes: Gratë duhet të përfshihen më shumë në tregun e punës, prodhimet bujqësore të sigurohen, Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës për programin qeverisës me qytetarët e Komunës së Shtimes. Hamza ka diskutuar me ta për …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan është i jashtëzakonshëm
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmbylli vizitën e tij në Amerikë duke vlerësuar kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në historinë e kombit. Gjatë qëndrimit në New York, Haradinaj u takua me atdhetarin Jim Xhema dhe falënderoi të pranishmit për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në …
Më shumë...Fatmir Limaj: Qeveria-Kurti është arrogante, madje ka edhe ministra që i trajton si shërbëtorë, pa kompetenca
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar arrogancën e kësaj qeverie gjatë mandatit të saj. Sipas Limajt, Kurti nuk i trajton ministrat si profesionistë me kompetenca dhe përvojë, por më shumë si shërbëtorë që ndjekin urdhrat pa pavarësi apo …
Më shumë...Dardan Molliqaj: Kryeministri Kurti do të përballet me sfida ose do të rrëzohet, përmes vullnetit të qytetarëve të Kosovës
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti do të përballet me sfida ose do të rrëzohet në të ardhmen përmes vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Molliqaj kritikoi partitë opozitare për mungesë të analizës së thellë mbi zhvillimet në vend. Ai gjithashtu konfirmoi se PSD-ja nuk …
Më shumë...SBAShK i drejton ultimatum Qeverisë, për para shtesë dhe kontratë kolektive, ose grevë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka nisur mbledhjen e firmave të anëtarësisë për të përgatitur veprimet sindikale, në rast se Qeveria nuk plotëson dy kërkesat kryesore të tyre. Mësimdhënësit kërkojnë negocimin e vlerës së koeficientit të pagës për vitin 2025, si dhe nënshkrimin e kontratës kolektive. SBAShK …
Më shumë...Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme për skandalet në KEK, por deputetët e Vetëvendosjes refuzojnë pjesëmarrjen
Opozita në Kosovë ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës, me kërkesën e 43 deputetëve të nënshkruar. Arben Gashi, kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka theksuar se kjo iniciativë ka për qëllim të adresojë shqetësimet e mëdha që lidhen …
Më shumë...Behgjet Pacolli kërkon nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, t’ i ndalojnë njerëzit e tyre që po e ofendojnë atë dhe familjen e tij
Deputeti, Behgjet Pacolli, u ka bërë thirrje publike kryetares Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të ndërmarrin masa për të ndaluar njerëzit e tyre që po e ofendojnë atë dhe familjen e tij. Përmes një postimi, Pacolli theksoi se ofendimet dhe shpifjet që po bëhen ndaj tij nuk janë …
Më shumë...Nga një sulm terrorist në Ankara të Turqisë, pesë veta janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur
Një sulm në selinë e një kompanie aviacioni pranë kryeqytetit turk, Ankara, ka rezultuar në vrasjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve. Ministri i Brendshëm, Ali Jerlikaja, konfirmoi se dy sulmues, një grua dhe një burrë, janë “neutralizuar”. Pamjet nga kanali televiziv NTV treguan një …
Më shumë...Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, filloi vizitën ku parasheh t’i vizitojë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka filluar vizitën ku parasheh t’i i vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Zonja Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të …
Më shumë...Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë tani është nevoja urgjente për të filluar zbatimi i marrëveshjes së vitit 2023
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian , Peter Stano, është cituar të ketë deklaruar se fokusi i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, sot në Bruksel do të jetë nevoja urgjente për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Stano, me këtë rast nuk ka treguar nëse do të ketë takim …
Më shumë...Komisioni Evropian miratoi Agjendat e Reformës për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë
Komisioni Evropian miratoi Agjendat e Reformës për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Agjendat u përgatitën nga qeveritë në Ballkanin Perëndimor, duke përshkruar reformat kryesore që do të bëhen në vitet e ardhshme”, thekson njoftimi zyrtar i institucionit evropian. Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
