Lajmet

Miratimi i Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka shkaktuar debate të ashpra në Kosovë

Miratimi i Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka shkaktuar debate të ashpra në Kosovë. Ky ligj, i konsideruar si një hap i rëndësishëm në reformën e drejtësisë, është përballur me kritika për mënyrën e procedimit dhe për qëllimin e tij. Versioni i parë i ligjit ishte …

Më shumë...

Fshirja e mbishkrimeve të gjuhës shqipe nga tabelat e Kërçovës, ngjall reagime në Maqedoninë e Veriut

Fshirja e mbishkrimeve gjuhës shqipe nga tabelat e sinjalistikës rrugore në Kërçovë, po vazhdon të ngjallë shqetësime në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve të medieve, tabelat rrugore në këtë qytet tashmë janë pastruar nga mbishkrimet në gjuhën shqipe, duke përfshirë vetëm maqedonishten, anglishten dhe frëngjishten. Ky trend ka filluar me …

Më shumë...

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, nuk pret vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi deri pas zgjedhjeve të shkurtit 2025

Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka deklaruar se nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgjedhjeve në pranverë, por shpreson se atëherë nuk do të jetë më kjo qeveri. Procesi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bllokuar tash e dy vjet, por sipas saj   është  Serbia ajo që po përfiton. Në intervistën për KosovaPress, …

Më shumë...

Askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës, qysh prej më 15 dhjetorit të vitit 2022

Në raportin e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut, në Kosovë sfiduese mbetet siguria dhe sudimi i ligjit në veri

Prej kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022, Presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar. Presidenca hungareze – me …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi me qytetarët, në Beograd, ka deklaruar se serbët në Kosovë po vuajnë shumë

Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi  në Beograd me nxënës, mësues e kryetarë komunash nga Republika Serbe dhe nga Mali i Zi, ka deklaruar se serbët në Kosovë po vuajnë shumë. Vuçiq u ankua se serbët e Kosovës nuk jetojnë në kushtet që europianët i garantuan për ta  por nuk …

Më shumë...

Petar Petkoviq: Rashiq po kontribuon në fushatën e përditshme antiserbe, e cila synon një Kosovë të pastër etnikisht

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka njoftuar për pushtimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe nga autoritetet e Kosovës, duke shtuar  me ironi se roli i tij në Qeverinë e kryeministrit, …

Më shumë...

Millosh Vuçeviq: Serbia do të hapë zyre përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. që serbët të marrin shërbimet administrative

Milosh Vuçeviq: Nuk jam optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, duke folur për të ashtuquajturat masa të miratuara nga qeveria serbe për Kosovën, ka thënë se sa i përket mbylljes së institucioneve paralele në veri nga autoritetet kosovare, Serbia do të hapë zyre përgjatë kufirit Kosovë-Serbi që serbët të mund të marrin atje shërbimet administrative. …

Më shumë...

Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri

Kryeministri i Anglisë, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri

Kryeministri britanik, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri ndërsa përgatitet të mbajë një mini samit me kryeministren e Italisë, Gjorgia Meloni. Kryeministri u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington, përpara se të shkonte për në Romë se do të shihte sesi do të …

Më shumë...

Më 16 shtator të vitit 1588 vdiq në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani

Më 16 shtator  të vitit 1588 vdiq  në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani. Lindi më 29 maj  të vitit 1489, në afërsi të Kajserit.  Si i ri, Sinani ishte radhitur në repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjatë fushatave në rajone të ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit ai u njoh me …

Më shumë...

Ministri, Ejup Maqedonci i ka shprehur Çekisë gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar nga vërshimet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka shprehur Republikës së Çekisë gatishmërinë e Kosovës për ta ndihmuar nga vërshimet. Ai ka shkruar se Kosova qëndron me Republikën Çeke në këtë kohë të rëndë për të dhe shpresojmë për tejkalim të kësaj gjendje të rëndë dhe kthim sa më të shpejtë …

Më shumë...

Në Holandë është mbajtur takimi për persona të zhdukur

Të zhdukurit

Organizuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, në Mbretërinë e Holandës është mbajtur takimi për personat e zhdukur gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë. Gjatë fjalës para të pranishmëve në këtë takim, drejtoresha e Përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar …

Më shumë...

BDI: Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e ndërpreu përdorimin e gjuhës shqipe

BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ndaj veprimeve të qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut, e cila po i diskriminon shqiptarët. Në reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim thuhet se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e ndërpreu përdorimin e gjuhës shqipe në tabelat rrugore. “Skandalet me gjuhën shqipe nuk …

Më shumë...

Kurti: Kur gratë kanë sukses, e dimë që ato janë përpjekur dy herë më shumë se burrat

Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Gjatë fjalës në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kryetari i saj, Albin Kurti është përqendruar për rolin e grave në shoqëri. Ai theksoi se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet si dhe duhet që fëmijët të edukohen në frymën e barazisë gjinore. “Kur flasim për barazi mes njerëzve ndonjëherë …

Më shumë...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me 19 shtator në Bruksel. Njoftohet se qëllim kryesor i këtij takimi është diskutimi për agjendat e reformave dhe rritjes, të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i …

Më shumë...

Shumë shtete të Evropës Qendrore po përballen me vërshime

Shumë shtete të Evropës Qendrore po përballen me probleme të shumta të shkaktuara nga vërshimet. Kjo ka bërë që autoritetet të kenë kujdes të shtuar dhe t’i reduktojnë në maksimum lëvizjet. Deri tani, raportohet se 4 persona kanë humbur jetën në Rumani, katër persona në Çeki, një në Poloni ndërkohë …

Më shumë...

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon. Ajo ka opërkujtuar më tutje se në vitet e ’90-ta kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë u detyruan të largoheshin në mënyrë masive …

Më shumë...