Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka vlerësuar hap të gabuar të Bashkimit Evropian propozimin e draftit për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ai ka theksuar më tutje se nuk i ka takuar BE-së ta propozojë një projekt-statut të tillë dhe ka shtuar rendi normal i gjërave është që …
Më shumë...Lajmet
Përfaqësuesja e Shqipërisë në OKB, Albana Dautllari, shpreh keqardhje pse Këshilli i Sigurimit nuk e ka dënuar terrorin e Hamasit
Këshilli i Sigurimit të OKB është takuar për të vendosur me votë armëpushimin e menjëhershëm të luftimeve në Gaza. Kjo kërkesë u soll në tryezë nga sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, që aktivizoi artikullin 99-të, një mjet i fuqishëm diplomatik i papërdorur në dekada. Sipas një letre të …
Më shumë...Lajçak: Kompania serbe Elektrosever, ka nënshkruar kontratë komerciale për energjinë me KEDS-in e Kosovës
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi të shtunën se kompania serbe, Elektrosever, ka nënshkruar kontratë komerciale për energjinë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike. “Ky është hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Udhërrëfyesit të Energjisë dhe drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dhe ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar dhe ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin. Ai po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë . Në njoftimin për takimin me Scholz, ai nuk përmendi dialogun me Serbinë përveçse raportet Kosovë-Gjermani, si dhe ideologjinë e përbashkët politike. …
Më shumë...Komuna e Therandës nuk ka përfituar asnjë rritje te investimet kapitale nga ndarja e buxhetit të Qeverisë për vitin 2024
Komuna e Therandës nuk ka përfituar asnjë cent rritje te investimet kapitale nga ndarja e buxhetit të Qeverisë për vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ai derisa ka adresuar ankesa te Qeveria për planifikimin e buxhetit për vitin 2024, thotë se …
Më shumë...Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues të Kosovës, për të dytën herë protestuan para ndërtesës së Qeverisë, në Prishtinë
Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues të Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë. Protestës iu ka bashkuar edhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Protestuesit në mesin e 14 kërkesave insistojnë që rrezikshmëria të jetë 25-50 % e pagës bazë të policëve. U kërkua përfshirja e njësive të caktuara …
Më shumë...Fatmir Limaj: Marrëveshja e Ohrit për vetëmenaxhim, ka strukturën administrative të një krijese me elemente të federalizimit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se se pika e shtatë e Marrëveshjes së Ohrit ku flitet për vetëmenaxhimin, nënkupton strukturën administrative të një krijese të tretë, me elemente të federalizimit. Unë vazhdimisht në media e kam thënë pika shtatë, vetëmenaxhimi nënkupton struktura administrative e një krijese që …
Më shumë...Lumir Abdixhiku: Projekt-statuti i Asociacionit është një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë dhe draftin për themelimin e Asociacionit. Abdixhiku ka thënë se pas konsolidimit të strukturave partiake, LDK-ja do të dalë me vendim, megjithatë në leximin politik, Drafti vjen si një autonomi me rrugëtim potencial për federalizim. Ai …
Më shumë...Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, kërkojnë që atyre t’ iu lejohet komunikimi me familjarët përmes telefonit
Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit janë ankuar se këta pengje të “drejtësisë evropiane nuk kanë komunikuar me familjarët e tyre edhe pas vendimit të ri të Gjykatës Speciales ku është thënë se atyre iu lejohen bisedat telefonike. Nevenka Tromp, e cila punoi për shumë vjet në …
Më shumë...Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i lidhur me progresin që Kosova do ta ketë në dialogun me Serbinë, por që mund të kushtëzohet edhe me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë vlerësuar analistët. Ata thanë se do të ishte gabim nëse shtetet anëtare të …
Më shumë...Shoqatat: “Jehona e Malësisë” dhe “Malësia e Madhe” u kanë bërë thirrje shqiptarëve të mërgatës që të regjistrohen në Mal të Zi
Shoqatat: “Jehona e Malësisë” dhe “Malësia e Madhe”, u kanë bërë thirrje shqiptarëve të mërgatës që të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, duke insistuar se kjo është detyrë e jona kombëtare që të deklarohemi se jemi krenarë që jemi shqiptarë. Procesi i regjistrimit të …
Më shumë...Helena Zelenska ka deklaruar se nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të lejojë që ne të vdesim
Bashkëshortja e kryetarit të Ukrainës, Vladimir Zelenski, zonja Helena Zelenska ka deklaruar se nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje jetike, duke shprehur shqetësimin pas bllokimit të ndihmës nga senatorët republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Republikanët bllokuan …
Më shumë...23 komuna të Kosovës nuk e kanë përkrahur Ligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen deri në 100 euro për pronarët
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar për mediet se 23 komuna të vendit nuk e kanë përkrahur Ligjin për Tatimin në Pronë, që mundëson faljen deri në 100 euro për pronarët. Ai e ka vlerësuar të gabuar këtë vendim, pasi dëmi i përgjithshëm i …
Më shumë...Sindikata e Policisë së Kosovës do t’i bashkohet protestës së sotme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues
Sindikata e Policisë së Kosovës ka konfirmuar se do t’i bashkohet protestës së sotme të paralajmëruar nga Njësiti Special Intervenues, e cila do të mbahet në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka konfirmuar për KosovaPress se do të …
Më shumë...Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qeveria e Albin Kurtit po e rrezikon shëndetësinë
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi,ka thënë se qeveria e Albin Kurtit po e rrezikon shëndetësinë. Ajo në një postim të saj ka shkruar se Qeveria Kurti, është virusi që po e rrezikon shëndetësinë! Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në spitalin e Mitrovicës është alarm për …
Më shumë...BDI: Talat Xhaferi, të emërohet kandidat për kryeministër teknik deri në zgjedhjen e Qeverisë së re
Bashkimit Demokratik për Integrim, ka vendosur që, Talat Xhaferi, të emërohet kandidat për kryeministër teknik, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Lajmin e ka konfirmuar Bujar Osmani. Ai pritet të marrë drejtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga muaji janar dhe do të jetë hera e parë në …
Më shumë...