Petar Stano

Stano: Urat janë për t’i bashkuar njerëzit por nuk përkrahim idenë e kryeministrit Albin Kurti për urën mbi Ibër

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se urat janë për t’i bashkuar njerëzit por nuk përkrahim idenë e kryeministrit Albin Kurti për urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. “Bashkimi Evropian dhe miqtë e Kosovës (SHBA dhe shtetet e QUINT-it) shkuan te kryeministri Kurti dhe i kërkuan të mos e bëjë një veprim të tillë. “Ata i thanë: Mos e bëj këtë, mos bëj lëvizje të njëanshme, mos e hap urën. Por, ai duket i vendosur ta bëjë këtë. Prandaj, ne thamë ‘jo, do të ketë efekte shumë negative’. Ne i kërkojmë Qeverisë të parandalojë dhe shmang hapat që do të çojnë në konfrontime dhe përshkallëzim më të madh. Sepse i lëndon njerëzit në terren dhe ju dhemb edhe juve, sepse Kosova është nën masat e BE-së dhe nën disa masa të SHBA-së për shkak të përsëritjes së lëvizjeve të dëshmuara që çojnë në përshkallëzim. Kjo nuk i ndihmon askujt, përkundrazi, ndikon shumë negativisht te një numër i madh njerëzish”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …