Lajmet

ISPI: Kosovës iu kanë vënë sanksione të shumta, Serbisë asnjë

Instituti i Italisë për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) ka konstatuar se përderisa Kosovës i janë vërë sanksione të shumta, Serbisë asnjë. Në raportin e këtij instituti tërhiqet vërejtja se një qasje e tillë është e rrezikshme dhe e padrejtë.  “Rreziqet e një qasjeje të tillë janë të dyfishta. Para së …

Më shumë...

Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga tërmeti në Marok, ka arritur në mbi dy mijë

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Marokut, mësohet se numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga tërmeti, ka arritur në mbi dy mijë. Shumë prej tyre besohet se janë nga zonat malore ku është shumë vështirë të arrihet. Autoritetet kanë njoftuar se janë duke u zhvilluar aktivitete …

Më shumë...

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi për një kërcënim të mundshëm bërthamor

Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

Zëri i Amerikës njofton se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm bërthamor, për shkak të rritjes së intensitetit të luftimeve pranë centralit më të madh bërthamor në Evropës, i cili ndodhet në Ukrainë. Të shtunën forcat ukrainase vazhduan të bëjnë përpara me kundërsulmin e …

Më shumë...

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga Amerika dhe BE-ja që ta nxisin Serbinë të përmbush obligimet që dalin nga drafi franko-gjerman

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet ta nxisin Serbinë të përmbush obligimet që dalin nga drafi franko-gjerman. Ai ka shkruar më tutje se Serbia ka rënë dakord me versionin përfundimtar, por tani po kërkon ta minojë atë. “Një vit më parë, …

Më shumë...

Limaj: Kryeministri, Albin Kurti e ka kthyer Kosovën në OJQ

Fatmir Limaj

Lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit dhe Qeverisë Kurti. Ai ka theksuar se kryeministri, Albin Kurti e ka kthyer Kosovën në Organizatë Joqeveritare. Lider i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është cituar të ketë konstatuar më tutje se kjo qeveri ka ministra të paaftë …

Më shumë...

Rafuna: Kosova ende nuk ka një strategji që do t’i riorientonte remitancat në zhvillim ekonomik të vendit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se Kosova ende nuk ka një strategji që do t’i riorientonte remitancat në zhvillim ekonomik të vendit. Ai ka shtuar më tutje se nëse i analizon raportet e Bankës Qendrore të Kosovës, e sheh që mundemi me u shpreh lirisht …

Më shumë...

Shqipëria thirri një mbledhje në KS të OKB-së për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, që cenojnë ligjin ndërkombëtar

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, the se nuk ka paralele mes pavarësisë së Kosovës dhe Donbasit

Shqipëria ka thirrur një mbledhje në KS të OKB-së për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, që cenojnë ligjin ndërkombëtar. Mbledhja e drejtuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dënoi veprimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje lokale në territoret e pushtuara në Ukrainë. Përfaqësuesi …

Më shumë...

Besnik Bislimi: Kemi bëri një lëshim të madh në marrëveshjen e fundit me Serbinë, pa qenë njohja formale pjesë e saj

Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm

Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova bëri një lëshim të madh në marrëveshjen e fundit me Serbinë, duke mos qenë njohja formale pjesë e saj. Ai tha se Serbia ka pranuar që Kosovën ta trajtojë si anëtare të barabartë sovrane dhe se ia ka njohur integritetin territorial, por ai …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, priti në një takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, priti  në një takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu. Ambasada  italiane ka bërë të ditur me këtë rast përparimin e   bashkëpunimit në Ministrinë e Mbrojtjes së vendit tonë.  Ambasadori De Riu zhvilloi një takim të frytshëm njoftues me ministrin e …

Më shumë...

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Dritan Goxhaj. Ai kërkuar më herët ndryshim mase, teksa ishte dënuar me “40 ditë arrest në burg”. Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të …

Më shumë...

Blloku G20 mbetet thellësisht i ndarë për luftën në Ukrainë, pasi ka qëndrime të ndryshme të vendeve anëtare

  Udhëheqësit e njëzet ekonomive më të fuqishme të botës filluan takimin e tyre vjetor, në New Delhi  të Indisë, duke i dhënë përparësi anëtarësimit të përhershëm të “Bashkimit Afrikan”. Por, blloku mbetet thellësisht i ndarë në lidhje me luftën në Ukrainë, ku vendet perëndimore këmbëngulin për dënime më të …

Më shumë...

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, sot në Këshillin Kombëtar zgjedhë strukturat e reja të kësaj force politike

Kryetari  i Partisë Demokratike, në Shqipëri, Lulzim Basha ka mbledhur  Këshillin Kombëtar, ku do të zgjidhen strukturat e reja të kësaj force politike. Ai u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm politik dhe se sot mbyllet një cikël i tejzgjatur intrigash në PD. Brenda fundit të vitit t’u …

Më shumë...

Më shumë se 6oo njerëz kanë vdekur dhe afër 400 janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që e goditi dje, Marokun

Më shumë se 6oo njerëz kanë vdekur dhe afër 400 janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që e goditi dje, Marokun

Më shumë se 6oo njerëz kanë vdekur dhe afër 400 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi dje Marokun, raportoi  televizioni shtetëror duke e cituar Ministrinë e Brendshme të këtij shteti Afrikan. Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, …

Më shumë...

DASH: Veprimet e Qeverisë së Kosovës pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat për shtendosje

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdimisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë koordinim në vendimet, që i marrin lidhur me komunat veriore. Veprimet e fundi që kanë të bëjnë me kërkesën për lirimin e objektit të komunës në Mitrovicën e Veriut, janë në kundërshtim me kërkesat për të …

Më shumë...

Rashit Qalaj: Deri tani nuk ka pasur kërkesa nga ndërkombëtarët që Policia të marrë leje për të vepruar në veri

Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë nga ndërkombëtarët që Policia të marrë leje për të vepruar në veri të vendit. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë. Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të …

Më shumë...

Kryetari i Malit të Zi, Milatoviq, kundërshton vendimin e Dritan Abazoviqit, për pjesëmarrje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit, Dritan Abazoviç, që edhe ai të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të mbahet këtë muaj. Milatoviq  tha  se vendimi i Abazoviqit për t’u paraqitur me një delegacion të posaçëm në …

Më shumë...