Petar Petkoviq: Xhelal Sveçla i frikësohet edhe një posteri me imazhin e Aleksandar Vuçiqit që dikush e ka ngjitur, në Veri

Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka folur lidhur me paralajmërim e ministrit, Sveçla, për arrestimin e kryetarit serb, Aleksandar Vuçiq nëse ai do të hyjë në vend pa marrë leje. Petkoviq tha se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u ul për të folur me Vuçiqin në Bruksel, ndërsa thotë se Sveçla i frikësohet posterave me imazhin e presidentit serb. Tani Sveçla i frikësohet edhe një posteri me imazhin e Aleksandar Vuçiqit që dikush e ka ngjitur, ndaj kërcënon se do ta arrestojë! E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale, shkroi Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …