Lajmet

Në gjykimin kundër ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, një i akuzuar flet e gjashtë të tjerë mbrohen në heshtje

Në gjykimin kundër ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, një i akuzuar flet e gjashtë të tjerë mbrohen në heshtje

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Mirosllav Ivanoviq ka dhënë mbrojtjen, kurse të akuzuarit Aleksandar Ackoviq, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Bojan Banoviq, Ivan Kadiq dhe Boban Millovanoviq, janë mbrojtur në heshtje. Në këtë rast, aktakuza ngarkon ish-kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq për pjesëmarrje ose …

Më shumë...

Erdogan paralajmëroi se pasojat e operacionit tokësor aktual të Izraelit në Liban do të jenë ndryshe nga pushtimet e kaluara

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi se pasojat e operacionit tokësor aktual të Izraelit në Liban do të jenë ndryshe nga pushtimet e kaluara të Tel Avivit, raporton Anadolu. “Pasojat e operacionit tokësor në Liban nuk do të jenë të ngjashme me pushtimet e kaluara (të Izraelit)”, tha Erdoğan …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me dështimin e ekzekutimit të pagave në sektorin publik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për dështimin e ekzekutimit të pagave në sektorin publik, duke konsideruar se me veprime të tilla janë shkelur rëndë të drejtat e njeriut. Pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi. Situata e krijuar me mosrealizimin e …

Më shumë...

Policia e Shtetit njoftoi se ndaj 23 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale, Shkatërrimi i pronës me zjarr

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ndaj 23 deputetëve të Kuvendi të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Krejt kjo ndodhi pasi këta deputetë gjatë zhvillimit së seancës plenare, dyshohen në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kanë …

Më shumë...

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutash, ka biseduar me kreun e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe Arben Kingji

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori, Özkan Ulutash, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe shefin e ushtrisë shqiptare, Arben Kingji, ku në qendër të bisedimeve ishte situata e sigurisë në Kosovë dhe stabiliteti rajonal. Shqipëria ka kontribuar vazhdimisht në aktivitetet e këtij misioni, …

Më shumë...

Ozkan Ulutash: KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie

KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, thotë në një intervistë për KosovaPress, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash. Ai vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë, derisa shton se KFOR-i vazhdon të monitorojë.Është …

Më shumë...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur mos ekzekutimit të pagave për sektorin publik

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur mos ekzekutimit të pagave për sektorin publik. Ajo ka thënë se Qeveria e ka shkelë 10 herë Kushtetutën dhe se po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre. Qeveria e cila e ka …

Më shumë...

Besnik Tahiri, ka reaguar kundër qeverisë së Kosovës, e cila ende nuk e ka kryer ekzekutimin e pagave për muajin shtator

​Besnik Tahiri

Shefi i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër kundër  qeverisë së Kosovës e cila nuk e ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin shtator për punonjësit publikë. Deputeti Tahiri ka thënë se kjo e shkelë dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia …

Më shumë...

Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me raportimet ndërkombëtare për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me raportimet ndërkombëtare për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës. Ai  kritikoi këtë zhvillim, duke thënë se në vend që Kosova të ishte pranë anëtarësimit në NATO, ajo po perceptohet ndërkombëtarisht si një …

Më shumë...

Lutfi Haziri kritikon Albin Kurtin për vizitat e tij ndërkombëtare dhe mungesën e takimeve të nivelit të lartë

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kritikoi kryeministrin,  Albin Kurti, duke theksuar se prioritetet e tij në takimet ndërkombëtare janë të gabuara. Haziri ka vënë në pah se, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Kurti ka takuar më shumë kryetarë komunash atje se sa në Kosovë. Pjesëmarrja e Kurtit …

Më shumë...

Bekim Haxhiu bën thirrje për ndëshkim dhe protesta për mos ekzekutimin e pagave në administratën shtetërore

Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj mos ekzekutimit të pagave në administratën shtetërore, duke e cilësuar këtë si një skandal të madh të qeverisë. Haxhiu ka bërë thirrje për ndëshkim dhe organizim të protestave kolektive nga punëtorët e administratës që paguhen nga Buxheti i Kosovës. “Duam pagat …

Më shumë...

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas dështimit për të ekzekutuar pagat e zyrtarëve publikë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas dështimit për të ekzekutuar pagat e zyrtarëve publikë. Molliqaj kritikoi vonesat në pagat e punonjësve të administratës, duke akuzuar Ministrin e Financave, Hekuran Murati, për “teke personale”, që sipas tij kanë shkaktuar këto vonesa. Punonjësit e sektorit publik kanë mbetur pa …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale është i domosdoshëm dhe duhet të miratohet pa vonesa

Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve në Ligjin për Skemat Pensionale, duke e cilësuar si një hap të nevojshëm për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Ai mbështeti kërkesat e SBASHK-ut, e cila dorëzoi në Kuvend një peticion me 20,458 nënshkrime për …

Më shumë...

Ehat Miftaraj: Sovraniteti në veri sjell rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Ehat Miftaraj

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka theksuar se rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucionet ku kanë punuar është një hap thelbësor për rikthimin e sovranitetit në veri të Kosovës. Sipas tij  largimi i stafit serb nga institucionet gjyqësore në veri ka qenë një …

Më shumë...

Deputetët, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica largohen nga Vetëvendosja dhe i bashkohen koalicionit AKR-PD

Eman Rrahmani e Visar Korenica, ia kanë hedhur poshtë Qeverisë Kurti propozimin për shkarkimin e vetëm një anëtareje të OSHP-së

Deputetët, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nuk do të jenë më pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke vendosur t’i bashkohen koalicionit AKR-PD. Në një deklaratë për media, thuhet se, të martën,  deputetët Eman Rrahmani së bashku me të tjerë, do të marrin pjesë në …

Më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas djegies së karrigeve në Kuvend nga deputetët opozitarë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas një incidenti të rëndë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët opozitarë dogjën karriget si shenjë revolte. Ky akt erdhi në përgjigje të një vendimi gjyqësor, duke shkaktuar tensione të larta brenda Kuvendit. Rama kritikoi ashpër veprimet e opozitës, duke theksuar se ndërsa …

Më shumë...