CDF ndanë 700 mijë dollarë për të rinjtë e Komunës së Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësuesit e organizatës Community Development Fund (CDF), ku u njoftua për realizimin e projektit BRICK në Kaçanik nga kjo organizatë. Kryetari Ilazi, falenderoi organizatën CDF që ka përzgjedhur edhe Komunën e Kaçanikut për të realizuar aktivitete të ndryshme rinore në vlerë prej 700 mijë dollarëve, ndërsa u zotua se do të bashkëpunoj për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve që janë në të mirë të rinisë në Kaçanik.

Përfaqësuesit e CDF-së Kushtrim Shaipi dhe Labinot Bajrami, uruan për fillim dhe bashkëpunim të mbarë me Komunën e Kaçanikut, ndërsa shtuan se aktivitetet do të jenë të fokusuara kryesisht me nxënës të Komunës së Kaçanikut. Takimin e përshëndeti dhe uroi për bashkëpunim edhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, ndërsa shtoi se drejtoria do të jetë e gatshme të marrë përsipër obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga ky projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …