Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbahet një aktivitet i veçantë për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar. Më 28 Nëntor, në Parkun e Qytetit në Prizren, do të bëhet zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit dhe ish-Komandantit të Zonës së Pashtrikut të UÇK-së, Tahir Sinani. Programi i ditës është si vijon: Ora 10:00 – Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë Ora 13:00 – Zbulimi i shtatores së Heroit të Kombit, Tahir Sinani, në Parkun e Qytetit Komuna e Prizrenit dhe organizatat e luftës ftojnë qytetarët që të marrin pjesë dhe të nderojnë veprën e atyre që i dhanë kuptim lirisë sonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
