Parlamenti Evropian: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobishme

Çështja e keqtrajtimit të shqiptarëve në Kosovën Lindore nga Serbia, do të ngrihet edhe në Parlamenti Evropian

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se çështja e keqtrajtimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Serbia do të ngrihet edhe në Parlamenti Evropian. Ajo ka paralajmëruar se të hënën, me 12 qershor, së bashku Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës. “Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e radhës do të jetë Parlamenti Evropian. Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Zgjidhja më afatgjate dhe më e duhura do të ishte implementimi i reciprocitetit në të drejta të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi” ka shkruar këshilltarja e kryeministrit, Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …