Cilësia e dobët e ajrit është një nga shkaqet e vdekshmërisë, jetës më të shkurtër dhe kostove më të larta të kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor

Cilësia e dobët e ajrit është një nga shkaqet e vdekshmërisë, jetës më të shkurtër dhe kostove më të larta të kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor

Cilësia e dobët e ajrit është një nga shkaqet e vdekshmërisë, jetës më të shkurtër dhe kostove më të larta të kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor. Ndotja e ajrit na shkurton dhe merr jetën; pasojat e saj po na bëjnë të shkojmë më shpesh te mjeku për tu trajtuar për sëmundje të ndryshme të frymëmarrjes. Kampanja “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” u bën thirrje qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor të bashkohen në këtë luftë solidare, në mënyrë që të përmirësojmë së bashku cilësinë e ajrit dhe të ndihmojnë në zgjatjen e të gjithë jetërave tona.

Qendra e Përbashkët për Hulumtim e Komisionit Evropian deklaron se ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor shkurton jetëgjatësinë mesatarisht ndërmjet 0.4 dhe 1.3 vjet. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, cilësia e dobët e ajrit në rajon shkakton deri në 13,500 vdekje çdo vit. Në të njëjtën kohë, kostot vjetore të kujdesit shëndetësor të shkaktuara nga termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor vlerësohen në 1.2-3.4 miliardë €.

Pasojat e ndotjes së ajrit prekin kryesisht qytetarët me status më të ulët socio-ekonomik të cilët shpesh janë të ekspozuar ndaj ndotjes, pasi jetojnë në zona me trafik me intensitet të lartë dhe afër burimeve të ndotjes, siç janë termocentralet dhe objektet industriale. Gjithashtu, janë kryesisht njerëzit e varfër ata që bëjnë punë me ekspozim eksluziv ndaj tymrave, grimcave, gazrave dhe metaleve të rënda. Kombinuar me ndryshimet klimatike që po shkaktojnë ndotje shtesë, kushtet e tilla të jetesës rezultojnë në jetëgjatësi më të shkurtër, e cila prek veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët nën moshën pesë vjeç.

Me fushatën “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër”, ne kërkojmë që ulja e ndotjes së ajrit të përcaktohet si një prioritet kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe integrohen në të gjitha proceset e planifikimit. Ne

 besojmë se fondet për kontrollin e ndotjes së ajrit duhet të rriten dhe duhet të vendosen sisteme për të monitoruar ndotjen dhe efektet e saj në shëndetin publik.

Për të përmirësuar mbikëqyrjen e ndotësve dhe për të arritur një cilësi më të mirë të ajrit, është e nevojshme të krijohen partneritete multisektoriale në nivele lokale, kombëtare dhe rajonale. Parandalimi i sëmundjeve të shkaktuara nga cilësia e dobët e ajrit duhet të bëhet pjesë integrale e politikave mjedisore dhe të kujdesit shëndetësor.

Për të ruajtur dhe zgjatur jetën së bashku, bashkohuni me ne në luftën solidare të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni pjesë e kampanjës “Ballkanit të Bashkuar për Ajër të Pastër”.

Për më shumë informacion mbi kampanjën, mund të kontaktoni personin përfaqësues për Kosovën, Roni Idrizaj – [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …