Çmimi “Tafil Kelmendi” këtë vit ju nda prof. dr. Zymer Nezirit

Me rastin e 68-vjetorit të lindjes së Prof.dr. Tafil Kelmendit, organizuar nga Shoqata për Kulturë, Rini dhe Sport, mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Arsim dhe Edukim, është organizuar ceremonia e ndarjes së Çmimit Dr. Tafil Kelmendi.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj, i cili e vlerësoi lartë kontributin e prof.dr. Zymer Nezirit. Kryetari Begaj vlerësoi lartë edhe punën e pavdekshme të prof.dr. Tafil Kelmendi.

Çmimi  prof.dr. Zymer Ujkan Nezirit, ia nda me motivacionin: Për kontributin e dhënë në fushën e kulturës, veçmas në mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve në krahinën etnogjeografike të Llapushës dhe më gjerë, për përkushtimin e tij ndaj aktiviteteve kulturore në komunën e Malishevës. Këtë çmim, prof.dr. Zymer Nezirit, ia dorëzoi kryetari i komunës së Malishevës, z. Ragip Begaj.

Prof.dr. Zymer Neziri, e falënderoi Shoqatën për Kulturë dhe Letërsi “ Tafil Kelmendi “ dhe Komunën e Malishevës për vlerësimin e bërë, duke shtuar se ndjehet i lumtur që iu nda ky çmim i rëndësishëm.

Në kuadër të këtij shënimi, u ndanë mirënjohje për krijuesit letrarë që kanë dhuruar libra për bibliotekat e shkollave “ Ramadan Morina” në Damanek dhe “ Ruzhdi Xhyliqi “ në Marali. Këto dy shkolla i kanë pranuar zyrtarisht nga 1000 ekzemplarë librash, ndërsa biblioteka tjetër do të pajiset në javët në vazhdim.

Në shenjë falënderimi për dhuruesit e librave, drejtori i DKAE-së, z. Avdi Morina dhe drejtoresha e DKRS-së, znj. Blerta Krasniqi, ndanë mirënjohje. Drejtori i DKAE-së, ia dorëzoi mirënjohjen Institutit Albanologjik të Prishtinë, të cilën e pranoi  Kosovare Krasniqit, ndërsa drejtoresha e DKRS-së i dorëzoi mirënjohjen Shtëpisë Botuese “Rozafa”, të cilën e pranoi shkrimtari i shquar Ramadan Mehmeti.

Kryetari i SHKL “ Tafil Kelmendi “, z. Izet Shala, i ndau mirënjohje shkrimtarit të shquar z. Nezir Prokshit.  Mirënjohje u ndanë për të gjithë dhuruesit e librave.

Në kuadër të këtij shënimi u mbajt dhe një orë letrare, në të cilën lexuan poetë nga treva të ndryshme të kombit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …