Bekim Çollaku

Çollaku detyrohet të pranojë se BE-ja kushtëzoi liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku është detyruar të pranojë se marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, është shndërruar në kusht të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave me Kosovën, edhe pse kohë më parë kishte deklaruar të kundërtën. Ai ka shtuar më tutje se mos ratifikimi do të rrezikonte liberalizimin e vizave. Ekspertë të ndryshëm  të hartave kanë tërhequr vërejtjen se gjatë procesit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova ka humbur rreth 8 mijë hektarë tokë dhe se ka humbur pjesë të territorit të saj me rëndësi të veçantë. Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar nga partitë opozitare ndërkohë që ka filluar të kundërshtohet edhe nga disa deputetë të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …