Ministri, Anton Çuni

Çuni: Mund të ketë sulm si ai i 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veriun e Kosovës

Anëtari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Siguri, Anton Çuni ka vlerësuar se sërish mund të ketë sulm si ai i 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veriun e Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se përderisa ka kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sulmet e tilla mund të përsëriten. “Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve” është cituar të ketë deklaruar mes tjerash, anëtari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Siguri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti, Anton Çuni.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli në Hagë: Veprimet e mia kanë qenë ligjore , drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet

Në Hagë, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, dha fjalën e tij përmbyllëse në gjykim, duke …