Anëtarët e Komisionit
Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri konsiderojnë se mungesa e deputetëve
opozitarë po bën që puna e këtij komisioni të mos zhvillohet siç duhet.
Deputeti, Anton Çuni tha se mungesa e kolegëve nga opozita po i përgjysmon
kapacitetet e Komisionit dhe po bën që të mos zhvillohet puna siç duhet në
kohën kur siguria e Kosovës po kërcënohet. Anëtarët e këtij Komisioni përmenden
disa nga aktivitetet e zhvilluara gjatë këtij viti, me theks të veçantë pjesëmarrjen
në një konferencë rajonale në Beograd ku janë trajtuar si delegacion që përfaqëson
Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?
Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …