Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ju ka deklaruar medieve serbe se ende ka kohë deri te arritja e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nuk mendoj se duhet të shkruhet diçka për ndonjë marrëveshje. Nëse dikush thotë se duhet të bëhet në gjashtë muajt e ardhshëm, atëherë ata mendojnë se ne do ta njohim Kosovën. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka shtuar më tutje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po përballet me presion në mënyrë që zgjidhja me Kosovën të bëhet sa më shpejt që është e mundur. Ai nuk ka përjashtuar opsionin e dy Gjermanive si zgjidhje e pranueshme për palën serbe.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
