Brickos

Daim Hiseni

Daim Hiseni: Varrezat janë akoma të freskëta e trupat e të rënëve janë akoma të njomë, dhe është mëkat të shkelin mbi varre

Si ndjehen familjet dhe fëmijët e dëshmorëve, kur dëgjojnë dhe shikojnë se si disa prej partive shqiptare, thërrasin në bashkim vëllazërim dhe kërkojnë votën e tyre për kandidatin i cili u vlerësua strateg i Këshillit të Sigurimit gjatë operacioneve kur u vranë, u maltretuan dhe e humbën jetën dëshmorët-martirët e rënë të këtij kombi ?

 Më tepër habitem kur në këto tubime i shoh disa prej atyre legenëve të cilët para një viti thërrisnin UÇK-UÇK ndërsa sot këmbëkryq në prehrin e Stevo Pendarovskit.

Disa prej funksionarëve të sotëm thonë: Mua më kanë burgosur në kohën e LSDM-së por unë ua bëj hallall sepse ata nuk e kanë ditur që ne familjarisht gjithmonë  kemi qenë me komunistët, ca të tjerë thonë: Mua më ka rënë kushëriri në Haraçinë, Koshare, Matejç, Sellcë, Luboten, … por pasi që unë jam gjallë dhe do të bëhem një askush atëherë hallall gjaku i atyre që u vranë në luftë për të jetuar unë sot dhe të bëhem një qenë besnik sikur zagarët e dikurshëm që lëpinin pjatat e kuzhinave sërbo-sllave dhe putha dorë të patronëve.

Si munden dhe ku e kanë fytyrën kur thonë:

Ka vdekur kush ka vdekur në vitin 2001, por lufta ishte gabim dhe sot duhet t’i falim politikat fashizoide për krimet që kanë ushtruar mbi shqiptarët.

 Varrezat janë akoma të freskëta dhe trupat e të rënëve janë akoma të njomë, mëkat të shkelim mbi varre për poste dhe rruajtjen e pozitave në këtë shtet diskriminues për shqiptarët.

Për të qenë edhe më tragjike, deklaratat që vinë nga Shqipëria dhe Kosova për të votuar kandidat shqiptar, sipas këtyre qenkan vlerësime të gabuara dhe shprehje nacional romantike, ngase për shkurt kohë shqiptarët do të shkrihen ne LSDM dhe së bashku do ta ndërtojmë përsëri mini Jugosllavinë që me gabim e kemi prishur.

 Të gjithë liderët janë me një kosh,

 Hoqën dorë nga marrëveshja e Tiranës, për të respektuar marrëveshjen e Beogradit.

 Hoqën dorë nga Marrëveshja e Ohrit, për të jetësuar Marrëveshjen e Prespës.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …