Serwer

Daniel Server: Marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë mund të arrihet shpejt, mirëpo palët nuk kanë vullnet

Analisti dhe njohësi i rrethanave të Ballkanit, Daniel Serwer, ka konsideruar se marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet shumë shpejt, mirëpo palët nuk kanë vullnetin e duhur. Serwer, ka folur për të arriturat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk ka preferuar t’i quajë të këtilla, duke thënë se Kosova ka fituar në raport me BE-në nga dialogu pasi  është  trajtuar e barabartë me Serbinë. “Për më tepër, mendoj se dialogu ka pasur një ndikim pozitiv në pozitën ndërkombëtare të Kosovës duke e vendosur atë në një pozitë të barabartë dhe simetrike me Serbinë në kontekstin e BE-së, ndonëse ka pasur një ndikim negativ pasi lejoi Serbinë të inkurajojë vendet që të vonojnë njohjen teksa dialogu vazhdonte”, ka thënë mes tjerash Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …