leoni

Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Kohëve të fundit ka rritje të tensioneve në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë për mediet në Mal të Zi  se kohëve të fundit ka pasur rritje të tensioneve në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, por NATO-ja  do të vazhdojë të promovojë stabilitetin në rajon. “Ballkani Perëndimor ka kaluar një rrugë të gjatë që nga luftërat e viteve të 90-ta, por së fundmi kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë ashtu dhe në Bosnje e Hercegovinë, me një retorikë agresive – reforma të ngecura dhe akterë të jashtëm që punojnë për të penguar progresin e arritur. Mirëpo NATO-ja  do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, përfshirë punën e përditshme të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe zyrave tona në Sarajevë dhe në Beograd. Stoltenberg, theksoi se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor, dhe se do të vazhdojnë të punojnë së bashku në ruajtjen e stabilitetit dhe do të mbështetin reformat.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …