Serwer

Daniel Serwer, bën thirrje për një qasje më të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Ballkan

Profesori e analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorit amerikan, në Beograd, Christopher Hill, lidhur me afërsinë e Serbisë me NATO-n në krahasim me Kosovën. Serwer ka bërë thirrje për një qasje më të qartë nga SHBA në mbështetje të aleatëve të saj në Ballkan, duke e vlerësuar lidhjen e Serbisë me Rusinë si një shqetësim potencial për interesat e NATO-s. Profesori pohon se është koha që SHBA-ja, të rishikojë qasjen e saj ndaj Serbisë dhe të sfidojë aspiratat e saj për ekspansion etno-territorial, duke kërkuar një distancim nga mbështetja për Beogradin në rast se ai vazhdon të kultivojë lidhje të forta me Moskën. Ai propozoi disa hapa konkret që Amerika duhet të marrë, duke përfshirë nevojën për drejtësi në rastin e incidenteve të sponsorizuara nga Beogradi në Kosovë, mbështetjen e objektivave të Prishtinës në skenën ndërkombëtare, dhe një qëndrim të fortë kundër manipulimeve të mundshme në zgjedhjet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …