Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Gabimi më fatal i opozitës, do të jetë nëse ja bëjnë Kurtit, koorumin për zgjedhjen e Presidentit

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka vlerësuar se gabimi më fatal i opozitës, do të jetë nëse ja bëjnë Kurtit, koorumin për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka shtuar më tutje se opozita i ka veç edhe dy momente, zgjedhjet e brendshme dhe a ja bëjnë koorumin Albin Kurtit për Presidentin. “Gabimi më fatal i ardhshëm do të jetë nëse ja bëjnë koorumin për zgjedhjen e Presidentit për dy arsye madhor, cilindo, çfarëdo figure qoftë ajo sepse do t’i shërbejë Albin Kurtit për dy çështje që janë të rëndësisë jetike për me e shtri kontrollin në institucione që e kanë bë njëfarë balance. Gjykata Kushtetuese i ka dy gjyqtar të cilët siç e dini në fund edhe Presidentja i çertifikon. Njëjtë e rëndësishme është edhe Kryeprokurori. Ju e dini që Vjosa Osmani shërbimin më të madh, për mua nuk është data e zgjedhjeve, por Kryeprokurori i cili ka mandat shtatë vjeçar. Kryeprokurori nuk është zgjedh për shkak se Vjosa Osmani ka vendos me refuzu njëanshëm dhe Albin Kurti ka dalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka thënë …’Ky person nuk ka me u bë Kryeprokuror’ka paralajmëruar, kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Pas dorëheqjes së Lumir Abdigjikut nga pozita e kryetait të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah …