Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Kurti po mendon që duke i refuzuar e duke i kritikuar ndërkombëtarët, e përmirëson cilësinë e marrëveshjes

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti po mendon që duke i refuzuar e duke i kritikuar ndërkombëtarët, do të mund të ndikojë që t’ia përmirësojnë cilësinë e marrëveshjes. Kurti nuk po e kupton se këto veprime të tij, vetëm e kanë përkeqësuar situatën. E ka edhe një kërkesë tjetër ky që është e mirë, por është gabim në rezultat. Po mendon që duke bërë veprime të tilla, duke bërë veprime në veri, duke refuzuar ndërkombëtarët, duke i kritikuar e duke i sharë ata, mos po ia përmirësojnë pak cilësinë e marrëveshjes, mos po ia ndërrojnë ndonjë hap për Kosovën por edhe për veti. Ama ky nuk po e kupton që krejt veprimet e tij në fund, rezultati është  gjithnjë e më keq se më parë. Sipas Molliqajt, janë tri pasoja me të cilat po përballet Kosova, shkaku i veprimeve të Kurtit. Veprimet policore në veri e kanë bind botën demokratike, që serbët në veri janë të rrezikuar, E dyta është që në rrafshin ndërkombëtar, e ke humbë besimin. E treta, si rezultat i këtyre, sekuencimi që po e bën BE-ja e po e mbështet fuqishëm Amerika, ka saktësuar, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …