leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar që bashkëpunimi në mes të dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat

Kryetari, Bajram Begaj kërkon nga zyrtarët në Kosovë të ndjekin rekomandimet e Amerikës për procesin e dialogut me Serbinë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram  Begaj,  në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar  se Shqipëria mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Duke folur për arrestimin  e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, që ka çuar në acarim të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës, Bajram Begaj tha se duhet pritur vendimi i drejtësisë, duke shprehur besim tek pavarësia e saj. “Kur të flasë drejtësia, më pas ne mund të veprojmë”, u shpreh Presidenti Begaj. Lidhur me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, Presidenti Begaj tha se po vlerëson kërkesën e Ministrisë së Jashtme për autorizim për nisjen e negociatave dhe se një grup ekspertësh i Presidencës dhe kësaj ministrie po punojnë për të arritur një version të autorizimit në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për shpërthimin afër liqenit të Ujmanit

Sot pas dite është hedhur një mjet shpërthyes afër liqenit të Ujmanit. Lajmi është konfirmuar …